Dr. Sci. Aleksandar Sajkovski: Disa fakte rreth VITAMINAVE dhe MINERALEVE (pjesa e dytë)

Marrja e pamjaftueshme e vitaminave çon në sindromën e deficitit. Të gjithë këto kanë fotografinë e tyre specifike klinike që varen nga proceset në të cilat janë përfshirë po të njejtat.

Shkruan: Dr. Sci. Aleksandar Sajkovski

specialist pediatër-neonatolog


Siç kemi treguar edhe më herët, vitaminat (“vital amines”) si përbërës organikë importohen në sasi minimale, por janë thelbësore për një gamë të plotë të disa funksioneve dhe proceseve fiziologjike normale së bashku me mineralet. Njeriu nuk ka aftësi t’i sintetizojë ato në trup, kjo është arsyeja pse ato quhen lëndë ushqyese thelbësore. Marrja e pamjaftueshme e vitaminave çon në sindromën e deficitit. Të gjithë këto kanë fotografinë e tyre specifike klinike që varen nga proceset në të cilat janë përfshirë po të njejtat.

Qëndrimi ynë ndaj të ushqyerit dhe ruajtjes së shëndetit duhet të bazohet në parimin që trupi i njeriut punon dhe funksionon në bazë të lëndëve ushqyese, dhe jo të ilaçeve.

Prandaj, mjekësia nuk duhet të përqendrohet vetëm në trajtimin e simptomave të sëmundjeve të individëve me medikamente. Ajo sot ka nevojë, dhe bazohet në trajtimin qelizor, metabolik dhe molekular të sëmundjeve. Trupi funksionon në bazë të përdorimit të lëndëve ushqyese, dhe jo në bazë të mjekimit, prandaj vitaminat dhe mineralet janë përbërës të rëndësishëm të kësaj qasje.

Mirëpo, çështja e marrjes dhe shfrytëzimit optimal të vitaminave dhe mineraleve gjithmonë duhet të shoqërohet me mënyrën e prodhimit të produkteve ushqimore, mënyrën e ruajtjes, mënyrën e përgatitjes dhe në fund mënyra e konsumimit. Duke pasur parasysh devijimet e shumta në këto katër përbërës, lind pyetja e marrjes reale nutritive e mineraleve dhe vitaminave, si dhe nevojën për plotësimin e tyre.

Edhe pse ky artikull nuk ka për qëllim të ju ngarkojë me numra të panevojshëm, duhet të marrim në konsideratë dozat bazë të rekomanduara ditore të vitaminave sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), FDA e SHBA-së dhe direktivat e Bashkimit Evropian (bazuar në vlerat e FDA).

Cështja e marrjes dhe shfrytëzimit optimal të vitaminave dhe mineraleve gjithmonë duhet të shoqërohet me mënyrën e prodhimit të produkteve ushqimore, mënyrën e ruajtjes, mënyrën e përgatitjes dhe në fund mënyra e konsumimit.

Vlerat e paraqitura në tabelën më poshtë janë vlera referente informuese.

Gjegjësisht, është e nevojshme një qasje individuale për çdo fëmijë apo të rritur, duke pasur parasysh faktin se mjekësia moderne është mjekësi e individualizuar. Për shembull, kur merrni vlerat ditore të përcaktuara të vitaminave tek të rriturit, ato i referohen konsumit të kalorive ushqyese prej 2 000 kalori, por kjo për shembul nuk u referohet grave që janë në postmenopauzë, të cilat kanë rrezik të lartë të marrjes së tepërt të tepërt të kalorive dhe yndyrnave.

VITAMINAT

DOZA E REKOMANDUAR DITORE (DRD) DRD SHTATZËNAT

DRD LAKTACIONI

Vitamina A –Retinol, Retinal, Retinoic acid 600 µg 770 µg 1300 µg
Vitamina D – Сholecalciferol (D3), ergocalciferol (D2) 400 IU 600 IU 600 IU
Vitamina E – a-tocopherol, g-tocopherol 15 mg 15 mg 19 mg
Vitamina K – phylloquinones (K1), menaquinones (K2), menadione (K3) 80 µg 80 µg 80 µg
Vitamina C – Ascorbic acid, Dehydroascorbic acid 75 mg 85 mg 120 mg
Vitamina B1  – Thiamin 1,2 mg 1.4 mg 1.5 mg
Vitamina B2 Riboflavin 1,4 mg 1,4 mg 1,6 mg
Vitamina B3 Niacin, Nicotinamide, Nicotinic acid 16 mg 18 mg 18 mg
Vitamina B5 Pantothenic acid 5 mg 6 mg 7 mg
Vitamina B6 Pyridoxine, Pyridoxal, Pyridoxamine 1.7 mg 1.9 mg 2 mg
Acid folik – Folic acid 400 µg 400 µg  400 µg
Biotin – Biotin 30 µg 30 µg 35 µg
Vitamina B12  – Сobalamin 2.4 µg 2.6 µg 2.8 µg

 

Edhe pse ekzistojnë disa dilema në lidhje me suplementimin standard të vitaminave tek një individ plotësisht i shëndetshëm, sidoqoftë, padyshim që është vërtetuar se është i nevojshëm në rastet vijuese:

Si shtojcë në ushqim në situata kur ekziston ushqimi joadekuat, si dietat apo uria…

Përmbushja në situata me nevojë të shtuar, siç është rasti me shtatëzanitë tek femrat ose nëna që ushqejnë me gji

Në gjendje lodhjeje sidomos pas përpjekjeve të vështira fizike

Në gjendje të disa sëmundjeve të rënda, sëmundje të ndjekura me febrilitet të lartë, ndëhyrjeve kirurgjikale. Në kuadër të të gjitha situatave kur ekziston indeksi i lartë katabolik

Në gjendjet e ngadalësimit të rritjes, mungesës së oreksit dhe humbjes së masës trupore

Në disa deficite të caktuara minerale dhe vitaminash që ndodhin gjatë sëmundjeve gastrointestinale dhe hepatobiliare

Në situata stresi kur rritet nevoja për vitamina dhe minerale.

Në këtë kontekst, marrja e preparateve multivitaminoze me shtojca mineralesh, ndërsa kombinimi më i mirë i 10 vitaminave dhe 10 mineraleve, është veçanërisht i rëndësishëm. Këto preparate në aspektin e mineraleve është mirë që të përmbajnë kalcium, molibden, krom, fluor, mangan, bakër, zink, magnez, hekur dhe jod. Kjo strukturë gjendet në tabletat multivitaminoze dhe me minerale Oligovit.