Shkruan: Dr. Sci. Aleksandar Sajkovski
specialist i pediatrisë, neonatolog
Pas lindjes, lëkura dhe mukoza e foshnjës së porsalindur ekspozohen ndaj ndikimit dhe kolonizimit të mikroorganizmave të ndryshëm që vijnë nga mjedisi ose nga nëna. Por përderisa studimet klinike për vlerësimin e mikrobeve të fekaleve në dekadën e fundit janë shfrytëzuar mjaftueshëm, në të kundërtën, zhvillimi dhe struktura e mikrobeve të lëkurës dhe të mukozës janë të shfrytëzuara më pak.
Në fëmijëri lëkura pëson ndryshime të rëndësishme anatomike dhe funksionale që kanë efekt të rëndësishëm në mikrobën e lëkurës.
Këto përfshijnë ndryshime të vlerës pH, humbjen e ujit transepidermal dhe prodhimin e sebumit.
Vlerësimi i maturimit të lëkurës, faktorët klinikë dhe ekspozimi mjedisor që ndikojnë mikrobiologjinë e lëkurës të të porsalindurit, nuk është akoma mjaft e qartë në mjekësi. Tek foshnjat e lindura parakohe, shumë infeksione invazive shkaktohen nga bakteret të cilat janë të njohura për kolonizimin e lëkurës, siç është Staphylococcuс epidermidis ose aureus. Megjithatë, dallimet fizike dhe funksionale në lëkurën e papjekur të foshnjave të lindura parakohe, ndikojnë në mikrobiotën reziduale në aspektin e foshnjave të sapolindura. Nga ana tjetër, në mikrobiotën e njëjtë ndikojnë edhe faktorë të tjerë në foshnjat e lindura parakohe në krahasim me të sapolindurit në kohë, siç është përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve, përdorimi i venëve invazive dhe linjave arteriale dhe tubave, qëndrim i gjatë në mjedise termoneutrale (inkubatoret), ventilimi invaziv mekanik , kontakt i kufizuar lëkurë në lëkurë me prindërit, hospitalizimi i zgjatur. Prandaj të kuptuarit tonë dhe njohuria për zhvillimin e mikrobeve të lëkurës dhe marrëdhëniet e saj me mjedisin, është i një rëndësie të veçantë për këtë popullsi të cenueshme.
Lëkura është barrierë dhe interfejs imunologjik me botën e jashtme, përfshirë edhe mikrobiotën lokale.
Mikrobet e lëkurës si dhe sistemi imunitar ofrojnë përjashtimin konkurrues, domethënë eliminimin e pranisë së mikroorganizmave potencial patogjenë. Ndër-veprimi midis sistemit imunitar të një fëmije që po zhvillohet dhe të një moshë të hershme, mikrobiota e krijuar e lëkurës dhe mukozave është stimulues për zhvillimin, maturimin dhe tolerancën e sistemit imunitar të fëmijës. Kështu, në një studim eksperiment me minj free-bakterial (të lira), është zbuluar se T-limfocitet aktive të lëkurës kanë një reagim të atenuar ndaj citokineve si përgjigje ndaj stimujve inflamatorë. Me kolonizimin mikrobik të lëkurës tek një fëmijë i porsalindur i cili është me zhvillim të kufizuar të lëkurës, vjen deri te grumbullimi i T-qelizave të aktivizuara specifike të antigjenit në lëkurë dhe zhvillimin e tolerancës. Prandaj, të mësuarit dhe njohuritë tona në lidhje me dinamikën e zhvillimit dhe bashkëjetesës me mikrobiotën e lëkurës, edhe në fëmijërinë e hershme na i hap njohuritë rreth strategjive të cilat duhet t’i ndërmarrim në luftën kundër infeksioneve të lëkurës dhe zhvillimin e sëmundjeve të mëvonshme siç është atopia.
I një interesi të veçantë është vlerësimi i mikrobeve të lëkurës të foshnjave të lindura parakohe të hospitalizuara ose trajtuara në spital, si dhe foshnjat e porsalindura që kërkojnë trajtim në kushte spitalore në repartet e neonatologjisë ose reparti për kujdesin intensiv të të porsalindurve.
Studimet klinike tek këta fëmijë tregojnë se mikrobioma e tyre e lëkurës ka një korelacion direkt me spitalin si mjedis. Kështu, mikrobioma e lëkurës ndryshon në kuadër të karakteristikave individuale të çdo fëmije, moshës gestationale, mosha pas lindjes, por tek të gjithë lëkura është e pasur me baktere të lëkurës të asocuara, si Streptococcus dhe Staphylococcus, por edhe shumë grupe të tjera të baktereve taksonomike të cilat zakonisht ndërlidhen me sistemin gastrointestinal, si Escherichia, Enterobacter dhe Enterococcus. Bollëku i këtyre grupeve taksonomike apo specieve janë shkak i sepsës së vonshme tek foshnjat e sapolindura.
Migjithatë, derisa shumë nga të njëjtat lloje të baktereve janë të pranishme në lëkurë në pjesët e sipërme të trupit dhe në pjesët e poshtme të trupit, relativisht bollëku i baktereve nga lloji i Proteobacteria phylum është më e lartë në lëkurën e pjesës së poshtme të trupit, duke reflektuar në këtë mënyrë kontaminimin fekal të lëkurës.
Vlen të theksohet edhe prania e lartë e baktereve patogjene potenciale në këto zona të trupit, për shkak të aplikimit të shpeshtë të linjave venoze qendrore të femurit dhe kateteri, tek të sapolindurit me sëmundje kritike dhe rrezikun nga superinfektimi.
Modeli ynë standard për ndjekjen dhe kërkimin e burimit të infeksionit, tregon se mikrobioma e lëkurës mund të kontribuojë dhe të jetë shkak për zhvillimin e të njejtit në pjesë të tjera të trupit, gjë që sugjeron se ato mund të shërbejnë si rezervuar bakterial për zhvillimin e infeksioneve.
Në një nga studimet e fundit të publikuara në vitin 2018 nga Noelle E. Younge në “Microbiom”, është zbuluar në mënyrë të qartë mbivendosja e rëndësishme e mikrobiomës së lëkurës tek foshnjat e sapolindura në bark, në zgavrën e gojës, gjymtyrët e mjedisit spitalor. Megjithëse i njëjti studim nuk provoi mënyrën dhe drejtimin e transferimit mikrobial. Sot, mjaft qartë definohet se pjesë e rëndësishme e mikrobeve të lëkurës tek një fëmijë i porsalindur i përshkruhet mjedisit spitalor.
Përveç këtyre zbulimeve, fakt është edhe se mikrobioma e lëkurës tek foshnja e porsalindur gjithashtu varet nga modeli i lindjes, lindja e hershme “lëkurë më lëkurë” midis nënës dhe fëmijës dhe të ushqyerit me gji si model i të ushqyerit.
Mungesa e këtyre tre faktorëve tek foshnjat e sapolindura dhe foshnjat e lindura parakohe të njësive të kujdesit intensiv, janë kyç për zhvillimin e mikrobeve të spitalit krahasuar me të sapolindurit e shëndetshëm. Kjo është gjithashtu një fushë e cila duhet të hulumtohet veçmas në drejtim të marrjes së udhëzimeve të mëtejshme mbi pasojat e maturimit të lëkurës tek këta fëmijë, por edhe rezultatet e trajtimit, por edhe të na japë një përgjigje adekuate për veprimin tonë të përbashkët.
I veçantë është interesi i modelit të lindjes dhe zhvillimi i mikrobeve tek fëmija i sapolindur. Kështu, një numër i madh i studimeve klinike ka treguar se ekziston dallim i rëndësishëm i mikrobeve tek një fëmijë i sapolindur në mënyrë natyrale spontane dhe të sapolindurve me me seksion cezarian. Domethënë, foshnjat e lindura në mënyrë natyrale (vaginale) në vetë lindjen marrin dozën e tyre të parë të mikroorganizmave pozitiv nga nëna e tyre, duke kaluar përmes kanalit të lindjes. Këto baktere pozitive përfshijnë grupin Lactobacillus dhe në fazën e kalura të shtatzënisë e kolonizojnë në mënyrë të konsiderueshme florën vaginale e nënës, dhe ashtu siç afrohet momenti i lindjes janë të gatshëm të hidhen në anijen e re, domethënë e fëmijës për të formuar florën normale bekteriale apo mikrobiomën e tij. Në kundërshtim me këtë, fëmijët e lindur me seksion cezariane marrin dozën e parë të madhe të baktereve nga mjedisi, dhe ai është mjedisi spitalor. Viteve të fundit, kjo është temë e hulumtimeve dhe udhëzimeve të shumta për mënyrën se si të korigjohet mikrobioma e fëmijëve të lindur me seksionin cezarian.
Një nga elementet më të rëndësishme në veprimin tonë në ruajtjen e mikrobiomës natyrale të lëkurës së fëmijëve të sapolindur është përdorimi i banjës dhe kremave që janë të sigurta dhe efektive në ruajtjen e mikrobiotës dhe e reduktojnë thatësinë dhe acarimin e lëkurës. Prandaj përdorimi i kozmetikës me Aqua Posae Filiformis është i rëndësishëm sepse krijon ekuilibrimin dhe e stabilizon mikrobiomën e lëkurës nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër e rikthen funksionin pengues të lëkurës, ndërsa në pjesët më të thella të lëkurës e rrit përgjigjen imune dhe e redukton inflamacionin.