Shkruajnë:
Dr. sci. Aleksandar Stajkovski, pediatër dhe Doc. Dr. Katarina Stavriq, imunolog – pediatër
Qumështi artificial a është i njëjtë me qumështin e gjirit? A duhet që nëna t’i laj thithat para çdo gjidhënie, nëse ka ndonjë infeksion ose merr ilaçe, a duhet të ndalojë gjidhënien? Dr. sci. Sajkovski dhe Doc. Dr. Stavriq u japin përgjigje këtyre dhe pyetjeve të tjera, si dhe disa keqkuptimeve lidhur me gjidhënien.
DISA KEQKUPTIME LIDHUR ME GJIDHËNIEN
- Foshnja duhet të ushqehet me gji nga 20 minuta në secilën prej tyre. Nuk ka rregull në kohëzgjatjen e të ushqyerit me gji. Duhet të bëhet dallimi në mes të ushqyerjes me gji dhe foshnje që rrin në gji. Kjo është individuale për çdo fëmijë.
- Foshnjes që thith i duhet ujë shtesë. Përkundrazi, foshnja me anë të gjirit i plotëson të gjitha nevojat e ujit, kështu që nuk ka nevojë për ujë shtesë.
- Para çdo gjidhënie nëna duhet t’i laj thithat. Vet qumështi përmban substanca që e mbrojnë fëmijën nga infeksioni, kështu që nuk ka nevojë që thithat të lahen para çdo gjidhënie. Me larjen e shpeshtë hiqet shtresa mbrojtëse yndyrore e lëkurës dhe bakteret depërtojnë më lehtë në lëkurë.
- Qumështi i gjirit nuk përmban mjaftueshëm hekur. Ushqimi i rregullt i nënës siguron mjaftueshëm sasi hekuri për 6 muajt e parë për foshnjen që ushqehet me gji.
- Është më e lehtë që foshnja të ushqehet me shishe, sesa me gji. Nuk është aspak e vërtetë. Në fillim gjidhënia mund të jetë e vështirë, por ajo mund të tejkalohet me mbështetjen e te afërmve dhe gjidhënia nuk paraqet më vështirësi për nënën.
- Qumështi artificial është i njejtë me qumështin e gjirit. Qumështi artificial e imiton qumështin e nënës, por nuk mund ta zëvendësoj plotësisht. Ai nuk përmban antitrupa dhe qeliza që shërbejnë për mbrojtjen e organizmit nga infeksionet, faktorët e rritjes dhe enzimet. Qumështi artificial përmban më shumë aluminim, mangan, kadmium dhe hekur, sesa qumështi i nënës. Proteinat dhe yndyrat janë të ndryshme nga ato të qumështit të gjirit.
Ekzistojnë ndryshime në sasinë e qumështit gjatë ditës (mëngjes – mbrëmje), por nuk ka mundësi që qumështi të ndërpritet papritmas
- Nëse nëna ka infeksion duhet të ndalojë me gjidhënien. Me përjashtim të rasteve të rralla, nëna duhet të vazhdoj më gjidhënjen sepse njëkohësisht krijohen materie mbrojtëse të cilat sekretohen nëpërmjet qumështit dhe e mbrojnë foshnjen nga infeksioni. Edhe nëse ndodh që foshnja të sëmuret, ajo lehtë do ta kapërcejë infeksioninnëse ushqehet me gji.
- Nëse nëna merr ilaçe duhet të ndërpres gjidhënien. Ekzistojnë një numër i vogël i ilaçeve të cilat janë pengesë për gjidhënien. Mirëpo, gjithmonë ekziston mundësia për ta zëvendësuar me një tjetër ilaç i cili nuk sekretoset nëpërmjet qumështit, kështu që nëna mund të vazhdoj me gjidhënien.
- Qumështi i gjirit mundet të “ndërpritet” papritmas. Ekzistojnë ndryshime në sasinë e qumështit gjatë ditës (mëngjes – mbrëmje), por nuk ka mundësi që qumështi të ndërpritet papritmas. Ndryshime në prodhimin e qumështit mund të shfaqen në kushte të caktuara siç janë: rritja e nevojave të foshnjës, sjella e ndryshuar e foshnjës për rreth 5-6 javë kur e zë gjumi me sasi qumështi të reduktuar, gjinj të butë, e cila zakonisht shfaqet pas disa javësh që prej fillimit të gjidhënjes, si dhe foshnjet që ushqehen me shishe ose që përdorin biberonë.
- Foshnjet që ushqehen me gji shpesh kanë dhimbje të barkut
- Nëna që merr vaksinë duhet të ndërpresë ushqyerjen me gji për 24 orë.
- Nëna gjidhënëse dhuhet të hajë dyfish. Nuk është aspak e vërtetë. Kaloritë mund të rriten deri në 500 kalori më shumë në ditë për nënën gjidhënëse. Edhe pse është dëshmuar se edhe nënat që hanë normal krijojnë sasi të mjaftuejshme dhe kualitative të qumështit.
- Nëna gjidhënëse duhet të pijë shumë ujë. Përkundrazi, ajo duhet të shuaj vetëm etjen, por jo dhe ta teprojë me konsumin e lëngjeve.
- Nëna duhanpirëse nuk duhet të ushqej foshnjën me gji.
- Nëna që ka pasur ndërhyrje kirurgjikale te gjinjtë nuk mund të ushqej foshnjë m gji.
- Nëna me gjinj të vogël krijon më pak qumësht
- Nëna gjidhënëse nuk duhet të marrë kontraceptivë. Tabletat hormonale ndikojnë në prodhimin e qumështit dhe një sasi e vogël përzihet me qumështin.
- Foshnja që ushqehet me gji pas 6 muajve duhet të ndryshoj qumështin. Përkundrazi, foshnja mund të ushqehet me gji deri në moshën dy vjeçare. Qumështi i gjirit përshtatet me nevojat e foshnjës që rritet dhe që vazhdimisht ndryshon.