Shkruajnë:
Doc. Dr. Katarina Stavriq, imunolog – pediatër dhe
Dr. sci. Aleksandar Sajkovski, pediatër
Rregulli është i thjeshtë: sa më shpesh që t’i jepet gji foshnjës, më shumë qumësht do të prodhohet, me çka plotësohen nevojat e foshnjës. A është e nevojshme që nëna të mjel qumështin, si bëhet mjelja dhe cila është mënyra e duhur për ta rruajtur qumështin? Cilat janë nevojat për qumështin e foshnjës dhe si mundet nëna ta siguroj qumështin për më të dashurën e saj?
MJELJA E QUMËSHTIT TË GJIRIT
- Mjelja është më e nevojshme që në javët e para, me qëllim që të krijohet gjidhënia. Me mjeljen mund të fillohet që ditën e parë edhe atë sa më shpesh, për të stimuluar gjoksin të prodhojë më shumë qumësht.
- Në rast sëmundjesh ose nëse pesha e lindjes së foshnjës ështe e vogël, nëna duhet të mjel gjinjtë dhe qumështin të ja jep foshnjës me sondë ose lugë, deri atëherë kur foshnja të jetë në gjendje të thith.
- Nëse nëna ndjen që i reduktohet qumështi dhe foshnja thith shumë shpesh, ndërsa foshnja vazhdon të mbetet e uritur, në një periudhë disa ditore duhet që intenzivisht të mjel gjinjtë, me qëllim që të stimulojë gjinjtë të prodhojnë më shumë qumësht.
- Në situata kur gjinjtë janë të ënjtura, mjelja do të ndihmonte shumë në lirimi e simptomave dhe gjithashtu do të lehtësonte thithjen te foshnja.
- Nëse nëna shkon në punë, atëherë do të duhet të mjelet para se të shkoj në punë. Qumështi duhet të rruhet në frigorifer dhe të shërbej si ushqim për fëmijën kur nëna është në punë. Qumështi i gjirit mund të rruhet në frigorifer për 48 orë. Paralelisht, edhe në peoiudhën kur nëna është në punë është e nevojshme që të mjel gjinjtë çdo tre orë, me çka do të ruhet sekrecioni i qumështit.
- Para mjeljes nëna duhet vendoset në një vend të rehatshëm dhe të relaksohet. T’u bëhet masazh gjinjëve me ndihmën e leckave të nxehta para se të mjelen, sepse ndihmojnë që qumështi të rrjedh lehtësisht nëpër kanale.
- Mjelja e gjinjve bëhet me anë të duarve ose me pompa të posaçme, të cilat në mënyrë mekanike me ndihmën e vakumit e nxjerrin qumështin nga gjiri. Sa kaq qumështi mblidhet në shishe prej xhami e cila paraprakisht është sterilizuar me ujë të nxehtë gjë që e zvogëlon rrezikun nga bakteriet. Nëna i lan duart.
- Gjatë mjeljes gishti i madh dhe gishti tregues vendosen mbi areolën e thithit dhe shtypet. Me gishtat e tjerë mbahet gjiri dhe shtypet nga të gjitha anët me qëllim që të nxjerret qumështi nga të gjitha anët. Duhet vetëm një shtypje e lehtë e gjirit përgjatë kanaleve, duke filluar nga baza e gjirit në drejtim të areoles. Kështu proçesi i mjeljes nuk duhet të dhemb. Në qoftë se aktivizohet refleksi oksitocin qumështi do të rrjedh pandërprerë. Ky proçes i mjeljes zgjat 8-10 minuta për secilin gji. Sasia e qumështit që mjelet varet nga shumë faktorë: nga koha që ka kaluar që prej gjidhënies së fundit, frekuenca e mjeljes, teknikat që përdoren gjatë mjeljes, periudha e ditës kur bëhet mjelja. Kini parasysh se gjatë thithjes foshnja nxjerr më shumë qumësht se sa që mund të mjelet.
- Qumështi që mjelet duhet të ruhet në frigorifer në shishe prej xhami ose gotë, të konsumohet në afat prej 24 orësh deri në maksimumi 8 ditë. Nëse qumështi ngrin mund të ruhet edhe për 3-4 muaj. Shkrirja duhet të bëhet në mënyrë të ngadalshme, duke e vendosur në një enë e cila gradualisht ngrohet derisa qumështi të shkrihet. Para përdorimit përzihet lehtë. Qumështi nuk duhet të shkrihet në mënyrë të shpejt me ujë të nxehtë ose mikrovalë. Pas shkrirjes qumështi duhet të përdoret mbrenda një ore.
NEVOJAT PËR QUMËSHTIN E FËMIJËS
Prodhimi i qumështit të gjirit është i lidhur me nevojat e foshnjes. Sa më shpesh që të ushqehet aq më shumë qumësht krijohet, me çka plotësohen nevojat e foshnjës. Në 3-4 javët e para shmangni përdorimin e shisheve dhe biberonëve derisa të arini te gjidhënia. Në qoftë se foshnja nuk ushqehet rregullisht, gjiri do të prodhoj më pak qumësht.
Këshilla praktike për sigurim të mjaftueshëm të qumështit:
· Nëna të pushoj gjatë ditës. Çdo pushim të foshnjës nëna duhet ta shfrytëzoj edhe si pushim pë veten.
· Mjelni gjinjtë midis periudhave të gjidhënies.
· Gjinjë të ënjtur para gjidhënies. Gjatë javëve të para të gjidhënies përpara se të ushqehet foshnja, gjinjtë janë të ënjtura dhe plot me qumësht. Pas gjidhënies ato përsëri zbuten. Më vonë vetë gjinjtë rregullohen në mënyrë spontane, kështu që ajo ndjenja e gjinjëve të fortë dhe të butë zhduket.
· Shmangia e shisheve dhe biberonëve. Që trupit t’i mundësohet krijimi i qumështit për të plotësuar nevojat e foshnjës, është e nevojshme që 4-6 javët e para të bëhet shmangia e shisheve, derisa të vendoset gjidhënia.
· Mbikqyrja e gjidhënies. Foshnja e cila thith shpesh dhe pas thithjes nuk është e ngopur duhet që të mbikqyret, edhe atë më së miri me anë të matjes së peshës. Derisa përparon në peshë, nëna ka mjaftueshëm qumësht. Kur foshnja të fillojë të flej më shumë gjatë periudhës së natës, atëherë do të kërkoj që të thith më shumë mbrenda ditës. Nëse nëna pretendon se fëmija nuk ngopet është e nevojshme që të konsultohet me pediatrin.
· Pirja e shumë lëngjeve gjatë kohës së gjidhënies. Në këtë mënyrë rruhet sasi e mjaftueshme e ujit në trup dhe nëna krijon qumësht të mjaftueshëm. Pirja e shumë lëngjeve gjatë kohës. Në këtë mënyrë, një sasi e mjaftueshme e ujit mbahet në trup dhe nëna prodhon qumësht të mjaftueshëm.
· Marrja e vitaminave. Gjatë gjidhënies nëna duhet t’i përmbush nevojat ditore të vitaminave, qofshin ato nëpërmjet ushqimit (perime, spinaq, tharmë) ose preparate vitaminash.
· Të ushqyerit e shëndetshëm, çka do t’i ndihmojë nënës të ndjehet më mirë dhe më e rehatshëm, duke krijuar kështu më shumë qumësht.