Edhe në repartet e maternitetit vërehet se disa fëmijë të porsalindur qajnë më shumë sesa të tjerët (FOSHNJE QË QANË). Këto dallime dalin në pah gjatë muajit të parë, domethënë gjatë tejkalimit të ushqyerjes me gji dhe adoptimit të ritmit të gjumit dhe pagjumësisë. Disa fëmijë të porsalindur qajnë megjithëse u plotësohen të gjitha nevojat. Ky fenomen quhet iritim. Nëse fëmija qan përpara se të ushqehet me gji, fillimisht duhet të qetësohet dhe pastaj të ushqehet.
Shkruan: Dr. sci. Aleksandar Sajkovski, pediatër
Të sapolindurit mesatarisht shumicën e ditës e kalojnë me ndërprerje të shpeshta të gjumit. Karakteristike është që foshnja e porsalindur të bjerë në gjumë gjatë mbarimit të ushqyerjes me gji ose menjëherë pas kësaj, prandaj rekomandohet që foshnja të mbështillet përpara se të ushqehet me gji ose në mes të ushqyerjes, në mënyrë që të zgjohet, të gromosojë dhe të thithë mjaftueshëm. Ajo çka më shpesh i frikëson prindërit është paraqitja e grimasave, frymëmarrja e shpejtë, ndryshimi i ngjyrës së fytyrës, lëvizja e syve gjatë gjumit (GJUMË TË SHQETËSUAR). E gjithë kjo nuk duhet t’i frikësoj prindërit, sepse ajo është e ashtuquajtura REM faza e gjumit, e cila në këtë periudhë është karakteristike për gjumin e foshnjës.
Për shumicën e prindërve, paraqitja e britmave ose gjumi i shqetësuar mund të jenë mjaft shqetësuese dhe të pakëndshme, kështu që ata e caktojnë vetë dijagnozën, sepse fëmija i tyre ka ngërçe. Por, a janë ngërçe në të vërtet? Është mjaft normale që fëmija i porsalindur të qajë, ndërsa pyetja kryesore është se sa britma janë normale?
-
Një i porsalindur qan 1.5 orë deri në 2 orë në ditë. Qarjet janë gjatë gjithë ditës, por me intenzitet më të madh gjatë pasdites.
-
Foshnja deri në javën e 6-të mund të qajë deri në 3 orë në ditë.
-
Pas kësaj, qarja zvogëlohet dhe pas 6 muajsh foshnja mund të qajë rreth 1 orë në ditë.
Fëmija që ka ngërçe ose foshnja aktive qajnë për më shumë. Se sa fëmija do të qajë varet nga temperamenti i tij, i cili është një formë e lindur e sjelljes ose shprehje e emocioneve. Në historinë e pediatrisë, në vitet e pesëdhjet të shekullit të kaluar, foshnjat ndahen në disa grupe, në fëmijë të zakonshëm, selektiv dhe të përmbajtur. Ndonëse një foshnje mund t’i ketë karakteristikat e më shumë se një grupi, megjithatë karakteristikat më të zakonshme janë ato të një grupi. Foshnjat aktive qajnë më tepër se normalisht, janë të irituar dhe nuk kanë një periudhë të regullt të gjumit dhe të ushqyerjes. Këto foshnje frikësohen nga individë të panjohur dhe mund të shqetësohen nga tingujt e fortë. Edhe pse qajnë më tepër se zakonisht, ata nuk qajnë si foshnjet me ngërçe.
Ngërçet e stomakut paraqiten gjatë javës së dytë të jetës dhe mbarojnë midis muajit të tretë dhe të katërt
Tek foshnjet me ngërçe barku nuk ka një metodë bazë diagnostifikuese, edhe pse më tepër përdoret regulli Wesselin, i njohur gjithashtu si rregulli tre (qarje 3 orë në ditë, 3 ditë në javë, 3 javë me radhë).
Foshnja është e shëndetshme, përparon dhe qanë, zakonisht pasditeve vonë ose herët në mbrëmje. Ngërçet e barkut paraqiten gjatë javës së dytë të jetës dhe mbarojnë midis muajit të tretë dhe të katërt. Megjithatë, qarja tek fëmijët selektiv fillon pas lindjes dhe sjellja e tillë aktive zgjat për gjatë gjithë jetës.
Dallimi kryesor midis foshnjave që kanë ngërçe barku dhe foshnjave aktive është se, foshnjat me ngërçe nuk kanë karakteristika tjera të sjelljes, siç kanë foshnjat aktive. Nuk janë hiperaktiv dhe kanë një periudhë të rregullt të gjumit dhe të ushqimit. Ndryshe nga foshnjat aktive, foshnjat me ngërçe fillojnë të qajnë pa ndonjë arsye dhe është tepër e vështirë që t’i qetësosh. Gjatë kohës kur qajnë, foshnjat me ngërçe i shtrëngojnë duart dhe këmbët dhe e përkulin shpinën. Ata skuqen dhe bëjnë grimasa të ndryshme të fytyrës dhe e kanë barkun e fryrë. Një foshnje e tillë është shumë e vështirë që t’a qetësosh. Nuk ndihmon as ushqyerja, lëkundja, as edhe mbajtja në duar.
Elementi kyç i gjithë kësaj situate është që t’u shpjegohet prindërve se, pa marë parasysh nëse bëhet fjalë për foshnje me ngërçe, foshnje aktive ose gjumë i shqetësuar, kjo është vetëm një gjendje dhe jo një sëmundje.
Rekomandimet për qetësimin e ngërçeve të barkut u dhanë në pjesën e parë të këtij teksti. Teknikat e gjidhënies tashmë janë përshkruar, por nëse foshnja ushqehet me mënyrë artificiale duke përdorur qumështin AC (anti kolik) atëherë, përdorini probiotikun, bëni masazh barkut të foshnjës, shihni gjendjen e stomakut dhe ushqimin e nënës … Në këtë kontekst është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i barnave siç janë spazmolitik, antihistaminë dhe preparate tjera nuk rekomandohen nga pediatrit. Edhe përdorimi i preparateve të ndryshme bimore ose pikave duhet të bëhet në konsultim me pediatrin.
- Ajo çka i frikëson prindërit më shpesh është paraqitja e grimasave në fytyrë, frymëmarrja e shpejtë, ndryshimi i ngjyrës së fytyrës, lëvizja e syve derisa foshnja fle.
Është e rëndësishme të theksohet se jo të gjitha masat që merren për qetësimin e ngërçeve të barkut tek foshnjat aktive do të funksionojnë, për këtë arsye nuk duhet të provohen metoda të ndryshme në një periudhë të shkurtër kohore.
Çdo fëmijë është i veçantë dhe unik, andaj nuk mund të krahasohet me të tjerët.