PËR URTIKARTINË
Urtikaria (termi popullor “koshere”) është skuqje në lëkurë ose në nyje e cila mund të jetë si hartë gjeografike dhe e fryrë. Këto ndryshime mund të paraqiten në çdo pjesë të trupit si skuqje më të vogla ose si sipërfaqe të mëdha të cilat janë në kontakt njëra me tjetrën. Pllakat individuale të kuqe mund të qëndrojnë në një vend për orë ose javë të tëra, ndërsa ka mundësi që pllakat e reja të zëvendësojnë ato të vjetra dhe të shfaqen në to, në fazën kur ato po zbehen.
Ndryshimet e urtikarisë që paraqiten dhe mbesin deri në 6 javë quhen urtikaria akute dhe ata që mbesin më shumë se 6 javë quhen urtikaria kronike. Reaksionet alergjike shkaktojnë shfaqjen e urtikarisë e cila mund të shoqërohet me temperaturë të lartë, stres, infeksion ose ndonjë sëmundje. Në raste të ralla, urtikaria mund të ndërlidhet me angioedemën, e cila shkakton ënjtje rreth syve, gojës, duarve, këmbëve ose fytit. Shumë më rrallë, urtikaria dhe angioedema shoqërohen me reaksionin alergjik që prek të gjithë trupin dhe quhet shoku anafilaktik.
ARSYET
Sipërfaqet e skuqura dhe të fryra të lëkurës që ne i quajmë urtikari, paraqiten kur qelizat yndyrore lëshojnë një substancë të quajtur histamine. Ajo vepron në enët e vogla të gjakut nën lëkurë, për t’i bërë të dobëta. Lëngu i lëshuar shpërndahet në lëkurë, duke shkaktuar ndryshimet që i vërejm. Kjo gjendje ndodh për shumë arsye, por në thelb është reaksioni alergjik klasik imunologjik nën ndikimin e një alergeni. Shpesh shkaktari mund të mos zbulohet.
Shkaktarë më të zakonshëm të këtij reaksioni alergjik janë:
- Ushqimi, në veçanti guacat, arrat, kikirikët, qumështi dhe disa fruta;
- Barnat;
- Kafshë shtëpiake dhe kafshë të tjera;
- Poleni;
- Pickimet e insekteve
Ndonjëherë ndryshimet e urtikarisë nuk kanë të bëjnë fare me reaksionin alergjik ndaj shkaktarëve të mësipërme. Gjegjësisht, shkaqe të tjera të urtikarisë janë:
- Infeksione, sidomos virale në formë të një ftohjes ose gripit;
- Stërvitje intensive;
- Ankth ose stres;
- Ekspozimi ndaj diellit;
- Ekspozimi ndaj të ftohtit, siç është larja në pishinë me ujë të ftohtë;
- Kontakti me kimikate;
- Gërvishtje;
- Presioni i lëkurës, siç është të ndenjurit ulur për një kohë të gjatë ose mbajtja e çantës së shpinës.
Urtikaritë që paraqiten për arsye fizike të tilla si presioni, ekspozimi ndaj të ftohtit ose diellit quhen urtikari fizike. Nga ana tjetër është shumë më e vështirë të gjendet shkaktari i urtikarisë kronike. Nganjëherë ajo ka të bëj me çrregullimet imune që lidhen me sëmundjet autoimmune. Në raste të tjera, barnat, ushqimi, insektet ose infeksionet mund të jenë shkaktarët që nxisin çrregullime të sistemit imunitar që manifestojnë urtikaria. Mirëpo, nuk janë raste të rralla kur shkaktarët e urtikarisë kronike mbeten të panjohur.
Shenjat dhe simptomat klinike
Pjesët e kuqe të dukshme ndonjëherë kanë qendër të zbehtë, ato mund të shfaqen veçmas ose në grupe si grumbuj dhe mund ta ndryshojnë formën dhe vendndodhjen brenda disa orëve. Ata mund të jenë të mëdha vetëm sa disa milimetra, por mund të jenë edhe në madhësinë e një pjate, gjithashtu mund edhe të kruhen ose djegin dhe të shkaktojnë ndjesi nxehtësie.
Gjatë zhvillimit të angioedemës paraqiten ënjtje, ngushtim dhe ënjtje rreth syve, buzëve, duarve, këmbëve, organeve gjenitale dhe fytit. Në raste më të rënda, ënjtja e fytit mund të shkaktojë probleme me frymëmarrjen, madje mund të çojë edhe në humbje të vetëdijes. Rrallë ndodh që te pacientët me angioedemë dhe urtikari të mund të zhvillohet shoku anafilaktik. Shenjat e shokut anafilaktik janë: vështirësi në frymëmarrje, rënie të tensionit të gjakut, marramendje dhe humbje të vetëdijes.
Diagnostikimi
Në shumicën e rasteve diagnstifikimi i urtikarisë mund të bëhet vetëm nga ekzaminimi i lëkurës. Por për tu zbuluar shkaku, nevojiten analiza të detajuara të anamnezës mjekësore të fëmijës, vlerësimi i ekspozimit ndaj alergenëve dhe vlerësimi i faktorëve të stresit të përditshëm.
Nëse tek fëmija shfaqet urtikaria kronike, më së miri është të kontrolloni dhe analizoni aktivitetin e përditshëm të fëmijës, siç janë informacionet mbi atë se, çka ha dhe çka pi fëmija dhe ku paraqiten zakonisht ndryshimet e lëkurës. Hulumtime të tjera laboratorike, siç janë analizat e gjakut, ekzaminimin e alergjisë dhe ekzaminimin e sëmundjes kryesore siç janë: ekzaminimet e sëmundjes tiroide ose hepatiti, janë të nevojshme për të përcaktuar shkaktarin kryesor të urtikarisë.
Për të kontrolluar ndryshimet e urtikarisë fizike, duhet të vendosni akull mbi lëkurën e fëmijës dhe të rifitoni reagimin e lëkurës. Përndryshe, mund të vendosni një qese me rërë apo ndonjë gjë tjetër më rëndë mbi lëkurë, për të parë nëse presioni do të shkaktojë shfaqjen e urtikarisë.
Mjekimi
Në shumicën e rasteve urtikarit e lehta dhe të mesme, nuk kërkojnë trajtim të veçantë. Ata do të zhduken vetë. Nëse gjendet faktori kryesor që e shkakton urtikarin, trajtimi bazë është shmangia. Në raste të tjera, trajtimi me antihistamicin është i nevojshëm që të bllokoj lirimin e histaminës. Për urtikarinë kronike mund të jepen receta barnash me efekte qetësuese për antihistaminën.
Në raste emergjence
Angioedema dhe shoku anafilaktik janë raste të rralla, por nëse paraqiten atëherë ato kërkojnë kujdes emergjent mjekësorë dhe terapi. Fëmijët që kanë një formë të rëndë të reaksionit alergjik, duhet të marrin injeksione të epinefrinës për parandalimin e sulmeve alergjike që kanë efekt kërcënues për jetën. Nëse fëmija juaj është në një zonë me rrezik të lartë, atëherë mjeku pediatër duhet të ju mësojë se si ta aplikoni injeksion te fëmija juaj në rast të një reaksioni të rëndë alergjik.