Dr. sci. Sajkovski: Rehidrimi oral tek fëmijët

Simptomat e dehidrimit mund të zhvillohen gradualisht ose befas. Kjo varet nga ndikimi i toksinave të shkaktarit, prania e të vjellave e cila shumë shpejtë çon në dehidrim.

Shkaqet më të zakonshme të sindromës së diarresë te foshnjat dhe fëmijët janë rotavirusi, adenovirusi, por rrallë edhe disa viruse të tjera. Bakteret si Salmonella, Escherichia, Campylobacter, Yersinia janë më pak të zakonshme…  Por duhet të theksohet se shkak i diarresë mund të jenë edhe infeksionet parazitare, ku në të njejtën kohë i njejti mund të shfaqet te fëmijët me intolerancë ndaj disa ushqimeve të caktuara si për shembull, laktoza, fruktoza dhe të tjera.

Shkruar nga: Dr. sci. Aleksandar Sajkovski, pediatër

Procesi i rehidrimit ose parandalimit të dehidrimit tek foshnjat që ushqehen me gji, kryhet me vazhdimin e ushqyerjes me gji, ndërsa midis intervaleve kohore të të ushqyerit me gji jepen tretës oral për rehidrim. Tek fëmijët që ushqehen me qumësht të adoptuar, aplikohen formula të cilat janë të përgatitura në mënyrë specifike për foshnjat me diarre. Tek foshnjat që marrin edhe ushqime të tjera, duhet të shmangen lëngjet dhe pemët e freskëta.

Antibiotikët nuk jepen, vetëm nëse nuk jeni të sigurt klinikisht dhe laboratorikisht se diarrea është me origjinë bakteriale. Dhënia e antibiotikëve duhet të bëhet sipas antibiogramit nga koprokultura.

Simptomat e dehidrimit mund të zhvillohen gradualisht ose befas. Kjo varet nga ndikimi i toksinave të shkaktarit, prania e të vjellave e cila shumë shpejtë çon në dehidrim, por edhe mosha. Domethënë, sa më i vogël të jetë fëmija në sasinë e lëngut ekstraqelizor, aq më të mëdha janë gjasat për dehidrimi të shpejtë. Tek diarret të cilat ndodhin si rezultat i intolerancës ndaj disa lëndëve ushqyese, dehidrimi ndodh disi më ngadalë.

Simptomat klinike varen nga shkalla e dehidrimit

  • Dehidrimi i lehtë është gjendje në të cilën humbja e peshës arrin deri në 2.5%. Urinimi është normal, gjendja e përgjithshme e fëmijës është e mirë, gjuha dhe zgavra e gojës janë të lagura, turgori i lëkurës është normal, ndërsa fontanella nuk është e përfshirë;
  • Dehidrimi i moderuar pasohet nga humbja e peshës trupore deri në 10%. Urinimi zvogëlohet, gjendja shpirtërore e foshnjës është e ndryshuar, gjuha dhe zgavra e gojë janë të thata, turgori i lëkurës është zvogëluar, fontanella është konkave;
  • Dehidrimi i rëndë është gjendje në të cilën humbja e peshës arrin mbi 10%. Foshnja nuk urinon ose shumë pak urinon, është e molisur dhe jo në humor të mirë, mund të zhvillohen konvulzione (ngërçe), frymëmarrja përshpejtohet. Gjatë frymëmarrjes mund të ndjehet erë acetoni.

Rehidrimi dhe korrigjimi i bilancit elektrolit dhe bilancit të lëngjeve mund të kryhet në mënyrë perorale (përmes gojës) ose parenterale (terapi me infuzion). Zgjedhja e trajtimit varet nga shkalla e dehidrimit, simptomat tjera shtesë të fëmijës, sëmundjet shoqëruese, dhe mbi të gjitha, vlerësimin e trajtimit e bën pediatri. Në përgjithësi, në dehidrimin e lehtë zbatohet rehidrim peroral, tek rehidrimi i moderuar, rehidrimi peroral kryhet te fëmijët që janë me ushqim të përzier, dmth që ushqehen mjaftueshëm, por nuk vjellin. Tek dehidrimi i rëndë, trajtimi është i hospitalizuar.

Rehidrimi oral përcillet nga preparatet e rehidratimit oral si OROSAL 65 i Galenika-s. Ai përmban kombinim të glukozës dhe elektroliteve në një raport optimal, ndërsa efekti bazohet në transportin aktiv të glukozës dhe natriumit në zorrën e hollë. Ky lloj i trajtimit të rehidratimit, por edhe parandalimit të tij është i rëndësishëm, pasi që në mënyrë natyrale plotësohen lëngjet, është i thjeshtë, dhe nuk është i shtrenjtë, ndërsa mund të kryhet edhe në kushte shtëpiake. Ato janë qese me pluhur, të cilat treten në 500 ml ujë, i cili si tretës është i qëndrueshëm 24 orë. Përbërja me përmbajtje të klorur natriumit 120 gr, klorid kaliumit 0.75 gr, bikarbonat natriumit 105 gr, glukozës 11 gr, kur tretur në ujë mund të përdoret në sasi të vogla çdo 5-10 minuta, veçanërisht te fëmijët që kanë simptoma shoqëruese – vjellje. Rehidrimi oral kryhet të paktën 4-6 orë.