Dr. Sci. Silvana Filipova: Sinteza e vetëdijshme e zhvillimit, metodë për tejkalimin e belbëzimit

Trajtimi i belbëzimit duhet të jetë multidisiplinar, në të cilën përfshihen më shumë profesionistë. Trajtimi i të folurit zakonisht është individual, dhe rrallë herë në grup.

Shkruan: Dr. Sci. Silvana Filipova, logoped


Trajtimi i belbëzimit duhet të jetë multidisiplinar, në të cilën përfshihen më shumë profesionistë. Trajtimi i të folurit zakonisht është individual, dhe rrallë herë në grup. Ekzistojnë një numër metodash dhe teknikash, ndërsa logopedi do të vendosë se kush do t’i zbatojë ato. Një teknikë, në një rast, tek një pacient mund të japë rezultate, ndërsa tek një tjetër të mos ketë rezultat ose më pak.

Më së shpeshti, në trajtimin e belbëzimit përdoren teknikat e frymëmarrjes, teknikat e relaksimit, teknikat për të folur të ngadaltë, sistemin DAF ose reagim i vonuar i të folurit, teknikën e zhurmës pasive, metodën integruese, metodën melodike-intonative e cila është e lidhur ngushtë me përfshirjen e hemisferës së djathtë, ku sipas kësaj metod nuk është e angazhuar mjaftueshëm, shurdhimi, terapia e desensitizimit, terapia e sjelljes. Sipas përvojës sime, rezultatet më të mira arrihen me metodën Sinteza e Vetëdijshme për Zhvillim.

Si duket trajtimi i zbatimit të Sintezës së vetëdijshme për zhvillim

Metoda e Sintezës së vetëdijshme për zhvillim realizohet përmes tre fazave. Rregulla të përgjithshme të cilat pacientët duhet t’i respektojnë gjatë zbatimit të kësaj metode janë: të mbrohen nga infeksionet, brenda 24 orëve kërkohet detyrimisht gjumë prej 8 deri në 9 orë, të aplikohen teknikat në varësi të fazës së trajtimit, të ushqehen siç duhet, të kufizohet shikimi i televizionit dhe puna me kompjuter, ndërsa pacienti duhet gjithashtu të mbaj ditar. Shkurtimisht, në fazën e parë, pacienti e tejkalon specializimin (kjo është teknikë që pacientët mësojnë ta aplikojnë) me të cilën njëkohësisht e aktivizojmë njërë anë të fytyrës dhe pengesë në anën tjetër.

Në fazën e dytë, pacienti duhet të jetë në gjendje të lexojë pa vështirësi dhe të përdorë specializimin gjatë leximit. Në fazën e tretë, mësohet të zhvillojë aftësinë për të thënë me pak fjalë sa më shumë që të jetë e mundur. Kur ta rregulloj mendimin, atëherë e sheh bashkëbiseduesin në sy dhe i shqipton fjalët me ndihmën e specializimit, gjatë shfaqjes së ngërçeve përdor zhurmën.

Ekzistojnë një numër metodash dhe teknikash të belbëzimit, ndërsa logopedi do të vendosë se kush do t’i zbatojë ato.

Gjëja më e rëndësishme në kryerjen e trajtimit është vazhdimësia dhe përgjegjësia ndaj trajtimit. Nëse pacienti u përmbahet rregullave dhe përdor teknikën e të folurit do të ketë rezultate, nëse ai nuk e përdor atë, nuk do të ketë rezultate.