Dr. Sci. Snezhana Iviq-Kolevska: Si diagnostikohen infeksionet e traktit urinar dhe cilët janë shkaktarët më të zakonshëm (2)

Infeksionet e traktit urinar zakonisht shkaktohen nga një bakter (në rreth 80% të rasteve), mirëpo të mundshme janë edhe infeksionet nga dy baktere (prania e fistulës, gur i infektuar në veshka ose kateteri).

Dr. Sci. Snezhana Iviq-Kolevska

Specialist-mikrobiolog


Një e treta distale e uretrës përmban mikroorganizmat e mëposhtëm: stafilokoket negative të koagulazës, viridans dhe streptokoket jo hemolitike, laktobacilet (lactobacilus), korinebakteret (Corynebacterium species), propionionibakteret dhe (Propionibacterium) dhe Bacilet gram negative anaerobe dhe mikobakteret komenzale. Pjesët sterile të traktit urinar janë fshikëza, uretra dhe veshkat.

Shkaktarët më të zakonshëm të cistave janë: Escherichia coli, klebsiella (Кlebsiella species), proteus (Proteus species), stafilokoku(Staphylococcus saprophyticu), pseudomonas (Pseudomonas aeruginosa), enterokoku (Еnterococcus species), streptokoket beta hemolitike dhe bakteret gram negative anaerobe. Pielonevriti zakonisht shkaktohet nga llojet rezistente të Escherichia coli, klebsiella (Klebsiella pneumoniae), proetus (Proteus mirabilis), pseudomonas (Pseudomonas aeruginosa) dhe enterokoku (Еnterococcus species).

Infeksionet e traktit urinar zakonisht shkaktohen nga një bakter (në rreth 80% të rasteve), mirëpo të mundshme janë edhe infeksionet nga dy baktere (prania e fistulës, gur i infektuar në veshka ose kateteri).

Nëse ka më shumë se dy baktere, atëherë bëhet fjalë për kontaminim dhe për këtë arsye ekzaminimi mikrobiologjik i urinës duhet të përsëritet pas pastrimit të duhur të organeve gjenitale.

Bakteret gram negative uropatogjenike më së shpeshti origjinën e kanë nga trakti i zorrëve. Sa u përket baktereve gram pozitive të rëndësishme për infeksionet e traktit urinar janë: stafilokoket (Staphylococcus aureus, Staphylococcus aureus meticilin rezistenten (МRSA), Staphylococcus saprophyticus), enterokoket (Enterococcus) dhe streptokoket (Streptococcus agalactiae).
Përveç baktereve, shkak i infeksioneve të traktit urinar janë edhe: kandidat (Candida albicans, Candida species) dhe kriptokoket (Criptococcus neoformans).

DIAGNOSTIKIMI

Infeksionet diagnostikohen me ekzaminim biokimik të urinës i cili tregon praninë e leukociteve, eritrociteve, baktereve, qelizave epiteliale, kalciumit, kalcifikimeve, rërës.

Nëse ka më shumë se dy baktere, atëherë bëhet fjalë për kontaminim dhe për këtë arsye ekzaminimi mikrobiologjik i urinës duhet të përsëritet pas pastrimit të duhur të organeve gjenitale.

Ekzaminimi mikrobiologjik i urinës quhet urinokulturë.

Urinokultura shërben për të konfirmuar diagnozën e infeksionit urinar, praninë e baktereve në urinë, llojin dhe sasinë e baktereve në një mililitër të urinës. Në bazë të izolimit bëhet edhe antibiogrami i përshtatshëm, përmes ndjeshmërisë së cilës duhet të përshkruhet terapia për infeksionin. Për urinokulturën rekomandohet që fshikëza të mos jetë e zbrazur për të paktën dy orë para se të lini mostrën për analiza të urinës. Urina për analizë mikrobiologjike mund të merret në disa mënyra: me përzierje spontane (në një enë sterile të mesme urinare pas pas pastrimit lokal të pjesëve të jashtme të traktit gjenital në drejtim nga para mbrapa tek femrat), me kateterizim, me punksion suprapubik dhe me urinë të marrë me qese nga foshnjet që nuk mund të bashkëpunojnë (nga qesja e cila nuk është e ngjitur për më shumë se 15 minuta). Mostra e urinës duhet të arrijë në laborator brenda dy orëve nga marrja e mostrës, mirëpo nëse kjo nuk është e mundur, mostra e urinës duhet të mbahet në frigorifer në temperaturë deri në +4 ° C maksimumi 24 orë.

MBROJTJA

Për t’i dal mbanë me këto infeksione, të cilat janë të gjata dhe të lodhshme për pacientët, janë të nevojshme kontrollet e rregullta mjekësore dhe aplikimi i masave profilaktike. Masat më domethënëse profilaktike janë: pirja e 2-3 litrave ujë dhe lëngjeve në ditë, pirja e dy gotave ujë (sipas mundësive alkaline) para gjumit, pirja e sodës së bukës para gjumit për të ulur acidin urik (pH), mosmbajtja e urinës dhe urinimi në çdo 2-4 orë, higjiena e rregullt e traktit urogjenital para dhe pas mardhënieve, pirja e ujit para dhe pas mardhënieve për të larguar bakteret, dush në vend që të laheni në vaskë të mbushur me ujë dhe të mos vishni të brendshme të ngushta.

Trajtimi, antibiogram, antibiotikët…

Trajtimi i infeksioneve të traktit urinar kryesisht bazohet në gjendjen klinike të pacientit, por ndikim të madh në zgjedhjen e antibiotikut ka frekuenca në rritje e specieve bakteriale rezistente.

Infeksionet e traktit urinar distal tek femrat e reja që nuk janë shtatzënë, që janë pa anomali anatomike ose funksionale të traktit urinar, të cilat nuk kanë marrë antibiotikë, dhe që nuk kanë kryer manipulime instrumentale në traktin urinar, trajtohen si infeksione të pakomplikuara të traktit urinar. Rezultatet më të mira në trajtimin e infeksioneve të traktit urinar arrihen me terapinë sipas antibiogramit. Pacientët me simptoma të lehta mund të trajtohen jashtë spitalit me antibiotik oral deri në 14 ditë dhe të monitorohen me kujdes. Në shumë pacientë me pielonevrit, rekomandohet aplikimi parenteral i antibiotikëve për shkak të pamundësisë së aplikimit të tyre oral nga nauza dhe të vjellat. Baktereturia asimptomatike te diabetikët, gratë shtatzëna dhe personat me imunitet të kompromituar duhet të trajtohen. Qasja më efektive ndaj infeksionit të kateterizuar të fshikëzës është shmangia ose të paktën përdorimi i minimizuar i kateterit. Rreziku i infeksioneve te pacientët me kateter varion nga 3 deri në 10 përqind për çdo ditë të kaluar. Kusht për trajtimin efektiv të këtyre infeksioneve me terapi antibiotike është heqja e kateterit.