Dr. Simonida Kotlarova – Poposka: Kur duhet të bëhet PAP-testi?

Ekzaminimet e rregullta parandaluese janë një nga mënyrat më të rëndësishme për të ruajtur shëndetin, ndërsa për femrat veçanërisht i rëndësishëm është skriningu i kancerit të qafës së mitrës - kancerit cervikal. Kjo bëhet nëpërmjet PAP testit. Shumica e vajzave dhe grave janë të hutuara rreth asaj se kur duhet të bëhet ky test.

Shkruan: Dr. Simonida Kotlarova – Poposka

gjinekologe


Nëpërmjet PAP testit zbulohen sëmundjet pre-malinje të ashtuquajtura displazi, dhe ndryshimet malinje në qafën e mitrës. Gjithashtu sigurohen edhe informacione mbi infeksionet e mundshme të qafës së mitrës, veçanërisht ato fungale (Candida), trikomonas dhe Human Papilloma Virus (HPV). Por, pa marrë parasysh se çfarë rezultati mund të tregojë se ka infeksion, kjo nuk do të thotë se pacientja e ka atë. Më së miri është që të bëhen brise mikrobiologjike ose tipizimi i HPV-së, për rezultate korrekte.

Pra, në mënyrë që të mos ketë konfuzione, le të përmendim se PAP testi nuk është i dizajnuar për të zbuluar kancerin e qafës së mitrës, por zbulon displazinë e qafës së mitrës, domethënë ndryshimet para-kancerogjene të qafës së mitrës.

Rekomandimet e Shoqatës Amerikane të Gjinekologëve dhe Obstetërve (ACOG) janë që ky bris duhet të merret një herë në vit tek gratë seksualisht aktive.

Fillohet me marrjen brisit pas pas fillimit me marrëdhënie seksuale. Pasi janë fituar tre gjetjet normale dhe imuniteti i mirë i pacientes, frekuenca mund të reduktohet në një herë në tre vjet. Tek femrat e moshës mbi 70 vjeçare dhe gjetjet e më hershme të PAP testit, mund të ndërpritet me merrjen e brisit. PAP-testi rekomandohet gjithashtu edhe për ata që janë të vaksinuar kundër HPV-së, pasiqë ka lloje të virusit që vaksina nuk i mbulon, por edhe për shkak të faktit se nuk jemi të sigurt për ekspozimin ndaj virusit para vaksinimit.

Brisi merret në klinikë, më së miri është pas përfundimit të gjakderdhjes menstruale. Merren dy lloje të brisit: një nga sipërfaqja e qafës së mitrës dhe tjetra nga kanali i qafës së mitrës. Gjithashtu ekzistojnë brusha të veçanta që njëkohësisht marrin materiale edhe nga sipërfaqja edhe nga kanali. Pastaj materiali lyhet në qelq e cila fiksohet në alkool dhe nën mikroskop e analizon patolog-citolog. Rezultatet arrijnë me informacionin nëse mostra është e mirë për analizë, nëse ka ndryshime displazike dhe me rekomandimin për kontrolle të mëtejshme.

Zakonisht, fitohen gjetje normale. Më pas, gjetjet me ndryshime të lehta (infeksioni HPV dhe CIN 1). Këto displazi të shkallës së lehtë shpeshherë kthehen në mënyrë spontane pa progres në kancer, por duhet të bëhen kontrolle të rregullta të PAP-testit çdo 4-6 muaj. Në 0.5 për qind të rasteve, fitohen gjetjet e CIN 2, CIN 3, CIS (carcinoma in situ), ndërsa në më pak se 0.5 për qind e rezultateve tregojnë për kancerin e qafës së mitrës. Gjithashtu ekzistojnë edhe gjetje për qelizat gjëndra atipike me rëndësi të papërcaktuar (AGS).

Në rast të gjetjes së qelizave jonormale, rekomandohet që të bëhet kolposkopia (qafa e mitrës shihet nën mikroskop dhe bëhen çngjyrosje të veçanta), biopsi objektive, dmth. patohistologjikisht të ekzaminohet një pjesë e indeve, ose të përsëritet PAP testi për 4-6 muaj. Në rast të gjetjes jonormale dhe dyshimit të ekzistencës së HPV-së, bëhet edhe tipizimi i HPV-së për të përcaktuar praninë dhe llojin e virusit (me rrezik të lartë ose të ulët).

Në 0.5 për qind të rasteve, fitohen gjetjet e CIN 2, CIN 3, CIS (carcinoma in situ), ndërsa në më pak se 0.5 për qind e rezultateve tregojnë për kancerin e qafës së mitrës.

Marrja e PAP-testit zgjat disa minuta, nuk është një procedurë e dhimbshme, vetëm se është paksa e pakëndshme për gruan, ndërsa jep rezultate të shkëlqyeshme për gjendjen e qafës së mitrës dhe drejtimin për monitorimin e ndryshimeve në qafën e mitrës. Duhet të theksohet fakti se PAP testi nuk është 100 për qind i saktë, por duke marrë parasysh që kanceri i qafës së mitrës zhvillohet ngadalë, testet e rregullta do të zbulonin në kohë ndryshimet.