Sëmundja arteriale periferike është problem i zakonshëm qarkullues, nga çka arteriet e ngushta e zvogëlojnë rrjedhjen e gjakut në gjymtyrët e poshtme.
Incidenca e sëmundjes okluzive arteriale periferike nuk dihet. Rreth 30% e lezioneve arteriale gjenden në arteriet iliakale. Sëmundja arteriale periferike (PAD) ka ndikim mbi 27 milionë njerëz në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Sipas Shoqatës Amerikane për sëmundje të zemrës, rreth 8 milionë e të rriturve në SHBA kanë PAD dhe kjo sëmundje është më e zakonshme tek gratë sesa tek meshkujt.
Njëzet për qind e personave me PAD vuajnë nga sulmi jo-fatal në zemër ose sulmi në tru, ndërsa 30% vdesin në një kohë prej 5 vitesh. Amputimi është pasojë e mundshme e PAD. Pas amputimit vazhdimi i jetës është më pak se 5 vjet. Diabeti është faktori kryesor i rrezikut për PAD. Sipas Konsensusit Inter-Shoqëror Trans-Atlantik mbi Menaxhimin e Sëmundjeve Arteriale Periferike (TASC II), nëse indeksi brankial i kyçit të këmbës është më pak se 0.9, atëherë ajo është shenjë e sëmundjes arteriale periferike okluzive), por ende vetëm 20-25% e pacientëve do të kenë simptoma. Ndërhyrjet kirurgjikale dhe endovaskulare nuk tregohen në indeksin brankial të kyçit të këmbës <0.4, në mungesë të simptomave klinike të ishemisë kritike të këmbëve.
Faktorët më të rëndësishëm të rrezikut të përparimit në fazën e avancuar të sëmundjes arteriale periferike okluzive janë mosha, përdorimi i duhanit dhe diabeti.
Okluzioni i arteries periferike mund të shkaktojë:
- Klaudikacioni i përhershëm është i definuar si dhimbje ishemike që ndodh gjatë stërvitjes dhe që kalon me pushim,
- Ishemia kritike e këmbëve është e definuar si dhimbje ishemike gjatë pushimit, ose
- Lezionet ishemike të lëkurës, ulçerat ose gangrena, mund të kontribuojë në komplikime më të mëdha si infeksione, amputimi, madje edhe vdekje.
Konsensusi Inter-Shoqëror Trans-Atlantik mbi Menaxhimin e Sëmundjeve Arteriale Periferike (TASC II) sëmundjet okluzive të aortës i ndan në katër lloje:
Qasja endovaskulare rekomandohet për lezione e tipit A dhe B, ndërsa qasja kirurgjikale tek lezionet e tipit C dhe D. Trajtimi endovaskular gjithashtu rekomandohet edhe tek pacientët me lezione të tipit C, të cilët kanë potencial të ulët për shërim me revaskularizim kirurgjikal.
Individët me rrezik të ekstremiteteve të poshtme të sëmundjes arteriale periferike
Identifikimi i individëve në rrezik të ekstremiteteve të poshtme PAD është pjesa kryesore e ekzaminimit vaskular të sistemeve. Individët me rrezik të gjymtyrëve të poshtme të sëmundjes arteriale periferike janë:
- Personat e moshës nën 50 vjeçare me diabet dhe me një nga rrezik faktorët aterosklerotik (pirja e duhanit, dislipidemia, hipertensioni ose hyperhomocysteinemia);
- Personat e moshës 50 deri 69 vjeçare me një histori të duhanit dhe diabetit;
- Personat e moshës 70 vjeçare dhe më të vjetër;
- Personat me simptoma të vështirësisë në këmbë (që tregojnë klaudikacion) ose dhimbje ishemike gjatë pushimit;
- Pulsi jonormal i ekstremiteteve të poshtme gjatë ekzaminimit;
- Sëmundja aterosklerotike koronare, karotide ose sëmundja arteriale renale.
Dhjetë deri në njëzet përqind e pacientëve me klaudikacion të përhershëm kalojnë në isheminë kritike të këmbëve gjatë sëmundjes së tyre. Rrezik faktorët e rëndësishëm për përparimin në fazën e avancuar të PAD janë mosha, pirja e duhanit dhe diabeti.
Sëmundja arteriale periferike (PAD) ka ndikim mbi 27 milionë njerëz në Evropë dhe Amerikën e Veriut.
TRAJTIMI
Trajtimi i PAD mund të përcaktohet në dy mënyra, mënyra e parë është kontrollimi i simptomave, ndërsa më pas të ndalohet progresi i sëmundjes, me qëllim që të minimizohen komplikimet. Trajtimi i PAD përfshin ndryshime në stilin e jetës, trajtimin e rrezik faktorëve ekzistues (diabeti dhe hipertensioni), medikamentet, angioplastikën dhe kirurgjinë vaskulare.
Prodhuesit e pajisjeve vaskulare periferike stimulojnë trajtimin e lezioneve të rënda të tipit C dhe D. Ata vijnë me produkte të reja të cilat e rrisin kujdesin që vjen nga produktet e mëparshme dhe i plotësojnë kërkesat e kirurgëve. Kështu që, tregu për pajisjet vaskulare periferike po zgjerohet në popullsi, me ndryshimin e stilit të jetës dhe incidencën e PAD në nivel global.