Shkruan: Dr. Snezhana Stojkovska
gjinekologe
Vezoret tek femrat kanë dy funksione të rëndësishme: ovuluese dhe hormonale. Ovulues nënkupton formimin, maturimin dhe lirimin e një vezoreje çdo muaj. Hormonale ndihmon në zhvillimin e karakteristikave seksuale: gjinjtë, ijet, qimet… Plakja e indeve ovariane nënkupton zvogëlimin e funksionit ovarian dhe nënkupton nivelin e reduktuar të hormoneve që çojnë në ulje të dëshirës seksuale dhe seksualitetit, vaginës së thatë, mbajtjes së rritur të lëngjeve, ndryshim në metabolizëm, lëkurë të thatë të shoqëruar nga ndryshimet e saj, gjakderdhje të rregullta menstruale dhe menopauzë e hershme. Mosha e riprodhimit normalisht përfundon me menopauzën, ndërsa në vitet e fundit, sipas disa statistikave të bëra në Kanada, kjo ndodh reth moshës 51 vjeçare. Kjo është koha kur gruaja ndalon me ciklin menstruall, domethënë lirimi i qelizës vezë çdo muaj.
Por për disa gra, ora biologjike ndalon shumë më herët. Kjo lindje e parakohshme e indeve ovariane shfaqet në 1 për qind të grave nën moshën 40 vjeçare dhe 0.1 për qind para moshës 30 vjeçare. Manifestohet ndryshe. Por problemi kryesor është reduktimi i aftësisë për të prodhuar qeliza vezë me cilësi të lartë, ndërsa me këtë edhe aftësinë për të mbetur shtatzënë.
Ovulacioni i çrregulluar është një nga shkaktarët më të zakonshëm të vështirësive gjatë mbarsimit dhe mendohet se paraqitet në rreth 30% të rasteve të trajtimit të infertilitetit.
VEZORET PËRTËRIHEN
Ora riprodhuese mund të kthehet mbrapsht përmes përtrirjes së indeve të vezoreve. Kjo është një metodë që tashmë është përdorur për qëllime të ndryshme mjekësore në traumatologji, ortopedi dhe mjeksinë estetike. Përdoret për të trajtuar lëndimet dhe djegiet për të përshpejtuar shërimin. Edhe pse kjo është një metodë relativisht e re, e cila fillon të zbatohet në gjinekologji, rezultatet fillestare të marra nga qendrat in vitro thonë se kjo është një metodë shumë e suksesshme. Me të, tek 70% e të anketuarve u kthye cikli menstrual, si dhe procesi i krijimit të qelizave vezë cilësore.
Me këtë procedurë kandidatë janë pacientet të cilat janë në gjendje të mirë fizike dhe të cilat: kanë nën 35 vjeç, rezerva të ulëta ovariane dhe nivel të ulët të hormonit antimulerian; kanë mbi 35 vjeç, rezerva të ulëta ovariane dhe nivele të ulëta të hormonit antimulerian; gratë me insuficiencë të parakohshme ovariane; gratë në peri-menopauzë ose menopauzë nën 50 vjeç.
SI REALIZOHET PËRTËRIRJA
Procesi i përtërirjes ovariane përfshin dy hapa.
Hapi i parë është marrja gjak nga pacienti. Ky gjak përpunohet, centrifugohet për një periudhë jo më të gjatë se 1 orë. Pas trajtimit, fitohet plazma e pasur me trombocite. Ajo është e pasur me faktorët rritës të nevojshëm për të riaktivizuar rritjen dhe maturimin e qelizave vezë, për të përmirësuar vaskularitetin, për të zvogëluar stresin oksidativ në inde.
Hapi i dytë është aplikimi i kësaj plazme të përpunuar tek indet ovarian. Teknika e aplikimit nuk është kirurgjikale, gjë që është një rrethanë shumë lehtësuese për gruan. Kjo nënkupton injektimin e plazmës së përpunuar transvaginale me udhëzues, procedurë kjo që në thelb është e njëjtë me atë të punksionit të vezoreve dhe nxjerrjen e qelizës vezë në procesin e invitro-fertilizimit – IVF.
Tek femrat që kanë gjakderdhje menstruale realizohet gjatë gjakderdhjes menstruale. Tek femrat që nuk kanë cikël menstrual, realizohet në çdo kohë.
RREZIQET DHE PERFITIMET
Avantazhi i kësaj procedure është mundësia e mbarësimit me qelizat e tyre vezë tek pacientet të cilat kjo nuk ishte në gjendje ta realizohet para kësaj procedure. Kjo procedurë ka efekt të madh pozitiv tek pacientet të cilat kanë pasur përpjekje të përsëritura të dështuara të IVF-së për shkak të problemeve me implantimin, domethënë vendosjen e embrionit në mitër. Rreziku gjatë procedurës është minimal dhe në thelb është po ai që ekziston gjatë punkcionit ovarian gjatë IVF – dhimbje, temperaturë, gjakderdhje të brendshme. Pasiqë veprohet me gjakun personal të pacientes, mundësia e reaksioneve alergjike ose efekte të tjera anësore përjashtohen. Kjo është një metodë relativisht e re dhe trajtim i ri mjekësor që jep shpresë të re si terapi për femrat që kanë problem me çrregullimin e funksionit të indeve ovariane.