Ekzistojnë disa metoda dhe preparate të ndryshme, me të cilat zgjidhen problemet me plakjen e lëkurës dhe sigurisht, por më i kërkuar është filler Hyaluronic. Fillerët hialuronik e rrisin hidratimin, elasticitetin dhe tonin e lëkurës. Me plakjen, në mënyrë progresive zvogëlohet sasia e acidit hialuronik.
Acidi hialuronik në kombinim me kolagjenin është i domosdoshëm për mirëmbajtjen e të gjitha shtresave dhe strukturave të lëkurës. Kolagjeni i jep forcë lëkurës, ndërsa acidi hialuronik e ushqen dhe hidraton vetë kolagjenin. Me injektimin e hialuronit “hekurosen” rrudhat, por në të njëjtën kohë i kthehet freskia lëkurës, si dhe vëllimi i fytyrës.
Filleri hialuronik është substancë në formë të xhelit, i cili mund të përmbajë përqëndrime të ndryshme të hialuronit.
Një nga pyetjet më të zakonshme është: “Në cilën moshë duhet të fillohet injektimi i fillerave hialuronik?”
Nuk ka një kufizim moshe për përdorimin e këtij preparati, shenjat e para të plakjes së lëkurës zakonisht shfaqen pas të tredhjetave. Me mbushësit hialuronik, mund të plotësohen linjat dhe kështu të parandalohet shfaqja e rrudhave të reja.
Qëndrueshmëria e mbushësve zgjat më shumë tek klientët e rinj, pasiqë ata në lëkurën e tyre kanë më shumë hialuron, kolagjen dhe elastin. Me ndihmën e fillerave gjithashtu mund të mbushen edhe shenjat në lëkurë, nga çka ato zvogëlohen. Korrigjime bëhen në hundë, në buzë dhe në mollëza, domethënë konturimi i gjithë fytyrës.
Gjithashtu, ktheheti volumi i faqeve, mbushen qeset e syve, si dhe rrudhat e dukshme në fytyrë, qafë, dekolte, ndërsa mund të rigjenerohen edhe shuplakat e duarve. Filleri hialuronik injektohet në lëkurë në sasi të vogla, me ndihmën e gjilpërave të holla dhe të vogla. Fillimisht aplikohet anestezi lokale në formën e kremit, i cili qëndron për rreth 20 minuta.
Pas kësaj, filler dermal aplikohet në zonën e dëshiruar. Vetë procedura është pa dhimbje dhe zgjat rreth gjysmë ore. Pas kësaj procedure, menjëherë mund të vazhdohet me obligimet e përditshme, ndërsa rezultatet janë të dukshme që në moment. Qëndrueshmëria e fillerit hialuronik është nga 9 në 24 muaj, gjë që varet nga dendësia e vetë mbushësit.
Disa pacientë kanë një ndjesi të pakëndshme në vendin e injektimit, e cila zgjat për disa ditë pas mbushjes së rrudhave. Gjithashtu mund të ndodhë që të shfaqet skuqje, mavijosje ose ënjtje e butë, e cila zgjat 7 ditë. Rezitja në diell, sauna, masazhe të fytyrës pas ndërhyrjes, stërvitjet dhe konsumimi i alkoolit duhet të shmangen.
Kundërindikacionet e aplikimit të mbushësve hialuronik janë sëmundjet autoimune, mbindjeshmëria ndaj hiluronit, shtatzania dhe gratë gjidhënëse.