Shkruan: Dr. Trajanka Dimitrijeska
Specialiste në Mjekësinë Fizikale
Shock-wave valët goditëse për qëllime mjekësore filluan të përdoren 20 vjet më parë, si trajtim për eliminimin e gurëve të veshkave pa dëmtuar lëkurën ose indet. Disa nga dukuritë shoqëruese të vërejtura në zbatimin e kësaj metode, siç është shërimi më i shpejtë i kockave dhe rigjenerimi i shpejtë i indeve, çuan në zhvillimin e aparaturës me valë goditës, e cila tani përdoret gjerësisht në mjekësinë fizikale.
Të nevojshme janë vetëm 3-4 trajtime në intervale javore, ndërsa kohëzgjatja e një trajtimi është dhjetë minuta. Pacienti fillimisht ndjen ndjesi shpimi gjilpërash, deri në dhimbje të lehta në vendin që po trajtohet.
Terapia aplikohet në shpatullën që ndjen dhimbje, “bërrylin e tenisit”, për dhimbjet në zonën e ijeve, “gjurin e atletëve që hidhen”, dhimbjet në pjesën e pasme të kofshës, gjendje të dhimbshme të tendinit të Akilit.
Valët goditëse zakonisht përdoren gjatë trajtimit të kalcifikateve në shpatull. Bëhet fjalë për depozitimin e kripërave të kalciumit në indete e buta të shpatullave, të cilat tek pacienti mund të shkaktojnë dhimbje në shpatulla, mpirjen përgjatë krahut dhe kufizim të lëvizjeve, deri në mpirjen e plotë të shpatullave. Aparati i shock-wave terapisë është i lidhur në një pajisje tejzanore, gjë që mundëson vizualizimin e kalcifikateve gjatë trajtimit. Duke e përdorur të ashtuquajturin bubble effect, shkatërrohen kalcifikatet e përqendruara në grimca sa më të vogla që të jetë e mundshme, të cilat pastaj absorbohen dhe shpërndahen përmes qarkullimit.
Çfarë efekti ka terapia?
EFEKT ANALGJETIK
Kjo lloj terapie e zvogëlon tonin e muskujve dhe parandalon shfaqjen e spazmës. Hyperemia është një nga efektet kryesore të terapisë. Ajo siguron furnizim më të mirë të gjakut, e me këtë energjinë e strukturave të muskujve hipertonik dhe strukturave të ligamenteve. Pacienti pas trajtimit ndjen një zvogëlim të ndjeshëm të dhimbjes.
PËRSHPEJTIMI I PROCESIT TË REHABILITIMIT
Përshpejtohet procesi i rehabilitimit të pacientit dhe kthimi i tij në gjendjen funksionale si përpara lëndimit.
RIVASKULARIZIMI
Valët goditëse stimulojnë vaskularizimin e indit të trajtuar, gjë që çon në rigjenerim.
KRIJIMI I KOLAGJENIT
Krijimi i sasisë së mjaftueshme të kolagjenit, i cili është i nevojshqm për procesin e riparimit të strukturave të dëmtuara muskulo-skeletore dhe të strukturave të ligamenteve. Stimulimi është në shtresat më të thella të indeve.
METABOLIZMI
Përmes përmirësimit të oksigjenimit, përshpejtohet metabolizmi, heqja e histaminës LA dhe substancave të tjera të dëmshme.