Dr. Vanço Spirov: Çfarë duhet të bëni kur shfaqet ënjtja te dhëmbët

Një nga preparatet më të mira për eliminimin e ënjtjes janë edhe enzimat - tripsina dhe kimotripsina, të cilat janë pjesë përbërëse e tabletave Chymoral. Tripsina dhe kimotripsina janë enzima proteolitike që kanë aktivitet specifik katalitik.

Shkruan: Dr. Vanço Spirov

Specialist i Kirurgjisë Orale në Qendrën Klinike Dentare “St. Panteleimon ”- Shkup


Dhëmbi është një nga shkaktarët më të zakonshëm të ënjtjes dhe dhimbjes në rajonin orofacial. Bakteret që janë zakonisht të pranishme në zgavrën e gojës janë shkaktarët më të zakonshëm të proceseve infektive, duke rezultuar me ënjtje dhe dhimbje. Në rast të higjenës së dobët orale, ato çojnë gjithashtu në demineralizimin e smaltit, që paraqet mbështjellësin më të fortë të dhëmbit. Lezionet karioze të patrajtuara gjithashtu ndikojnë në indin e pulpit, më sakt, bakteret sekretojnë toksina që shkatërrojnë plotësisht indin e njëjtë. Në qoftë se edhe atëherë nuk reagohet, bakteret vazhdojnë të përhapen në kulmin e rrënjës, duke shkaktuar inflamacion të indit periapikal.

Organizmi lufton me qelizat e tij mbrojtëse ndaj agresionit bakterial, duke rezultuar me ënjtje, dhimbje dhe skuqje.

Gjithashtu, edhe xhepat periodontal rreth dhëmbit mund të shkaktojnë inflamacion të indit të butë përreth, duke rezultuar në absces periodontal dhe shfaqje të ënjtjes dhe dhimbjes.

Lezionet karioze të patrajtuara gjithashtu ndikojnë në indin e pulpit, më sakt, bakteret sekretojnë toksina që shkatërrojnë plotësisht indin e njëjtë.

Ënjtja në zonën orale mund të ndodhë edhe pas operacionit oral, si dhe gjatë çdo nxjerrje të vështirë të dhëmbit. Përveç kësaj, ndodhin trauma dhe dëmtime të indit kockor, ashtu edhe në indin e butë që rezulton me ënjtje.

Ënjtja mund të jetë me madhësi dhe dimenzione të ndryshme në varësi të madhësisë së traumës nga vetë ndërhyrja, dhe në varësi të proceseve të mëparshme inflamatore. Ajo gjithashtu ndodh edhe në rast të vendosjes së implanteve dentare, ku organizmi reagon me reaksioni e pritshëm mbrojtjës.

Trajtimi më i mirë gjatë shfaqjes së ënjtjes me origjinë dentogjene është hapja e dhëmbit ose prerja e indit të butë, me qëllim të përshpejtimit të drenazhit të procesit purulent. Terapia me antibiotikë është sigurisht e nevojshme nëse shkaktari i ënjtjes është i natyrës infektive.

Një nga preparatet më të mira për eliminimin e ënjtjes janë edhe enzimat – tripsina dhe kimotripsina, të cilat janë pjesë përbërëse e tabletave CHYMORAL.

Tripsina dhe kimotripsina janë enzima proteolitike që kanë aktivitet specifik katalitik. Pas hyrjes në qarkullimin e gjakut, aktiviteti i tyre enzimatik pengohet, që do të thotë se tripsina dhe kimotripsina transportohen në mënyrë të qëndrueshme, pa efekt, transmetohet nëpërmjet qarkullimit të gjakut në vendin e synuar. Falë kthyeshmërisë së inhibimit, ato përsëri marrin aktivitetin e tyre enzimatik pas daljes nga qarkullimi i gjakut, në zonën e enëve të gjakut të depërtueshme ose të hapura. Dhe pikërisht në vendin e synuar d.m.th. në vendin e dëmtuar aktivizohet tripsina dhe kimotripsina dhe fillojnë aktivitetine tyre enzimatik, me veprimin e e theksuar anti-edematoz dhe anti-inflamator.