Dr. Venco Jovevski: GRIPI – si të ndihmojmë veten

Personat me grip u këshillohet që të pushojnë, të pinë shumë lëngje, të shmangin pijet alkoolike dhe cigaret.

Shkruan: Dr. Venco Jovevski

Mjek i përgjithshëm


Gripi ose influenza është sëmundje virale e shkaktuar nga viruset e acidit ribonukleik (nga familja e viruseve të gripit), që më së shpeshti sulmon zogjtë dhe gjitarët. Megjithatë, gripi është gjithashtu i pakëndshëm edhe për njerëzit, sidomos në fund të vjeshtës dhe në dimër.

Sipas klasifikimit ekzistojnë tre lloje të viruseve të gripit: viruset e gripit A, viruset e gripit B dhe viruset e gripit C.

Këto viruse shkaktojnë inflamacion të traktit të sipërm respirator, që mund të çojnë në komplikime serioze me superinfeksione bakteriale të traktit të poshtëm të frymëmarrjes, veçanërisht te fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe të moshuarit.

Viruset e gripit shkaktojnë inflamacion të traktit të sipërm respirator, që mund të çojnë në komplikime serioze

Virusi i gripit A – Ky grip shkaktohet nga virusi A. Ai sulmon shpendët ujorë nga ku u transmetohet zogjve dhe kafshëve shtëpiake. Prej tyre transmetohet te njeriu. Ky virus nga tre llojet është më i rrezikshmi për njerëzit dhe shkakton dëme shumë serioze në trup, deri në vdekje pandemike.

Virusi i gripit B – Ky grip shkaktohet nga virusi B. Kryesisht i sulmon vetëm njerëzit, ndërsa nga kafshët vetëm fokat dhe nuselalët.

Virusi i gripit C – Ky grip shkaktohet nga virusi C. I sulmon njerëzit, ndërsa nga kafshët qentë dhe derrat.

Si ta njohim gripin?

Simptomat e gripit fillojnë menjëherë. Inkubacioni është nga një deri në tre ditë. Simptomat më të zakonshme janë kollitja dhe temperatura e lartë deri në 40 gradë celcius. Të sëmurët kanë dhimbje në të gjithë trupin, kryesisht në nyje dhe fyt, dhimbje koke, sy të përlotur, gojë, fyt dhe hundë të skuqur. Ekziston bllokimi i hundës. Te fëmijët gjithashtu shfaqen edhe simptomat abdominale të shoqëruara me dhimbje barku dhe diarre. Pacienti është infektuar një ditë para shfaqjes së simptomave dhe shtatë ditë pas shfaqjes së simptomave.

Sipas klasifikimit ekzistojnë tre lloje të viruseve të gripit: viruset e gripit A, viruset e gripit B dhe viruset e gripit C.

Si transmetohet virusi?

Gripi transmetohet në tre mënyra.

  • Transmetimi i drejtpërdrejtë – kur i sëmuri me gripi teshtin direkt ndaj një personi të shëndoshë.
  • Transmetimi përmes rrugëve ajrore – kur një person tjetër thith aerosolet e krijuara nga i infektuarit përmes kollitjes, teshtitjes dhe pështyrjes.
  • Transmetimi përmes kontaktit të drejtpërdrejtë – kur një person i infektuar nga gripi përshëndetet duke shtrënguar duart me personin e shëndetshëm.

Trajtimi dhe parandalimi

Personat me grip u këshillohet që të pushojnë, të pinë shumë lëngje, të shmangin pijet alkoolike dhe cigaret. Sa u përket ilaçeve mund të marrin antipiretikë ilaçe kundër etheve dhe dhimbjeve të muskujve. Për shkak se gripi shkaktohet nga virusi, antibiotikët nuk ndihmojnë dhe ato jepen në rastet kur gripi është i ndërlikuar me infeksion bakterial. Ilaçet antivirale që janë inhibitorët e neurominidazës që parandalojnë përhapjen e virusit në organizëm. Këto ilaçe janë shumë efektive kundër virusot të gripit A dhe B.

Vaksinimi kundër gripit me vaksinë të veçantë rekomandohet për ata persona që janë në grupe me rrezik të lartë, si fëmijët e vegjël dhe më të ritur, astmatikët, diabetikët, pacientët me sëmundje të zemrës, gratë shtatzëna, njerëzit me imunitet të ulët, të infektuarit me HIV.

Si të mbrojmë veten 

  • Është e nevojshme që personat e infektuar të trajtohen në shtëpi për të parandaluar përhapjen e infeksionit.
  • Mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, shmangia e prekjes së hundës, gojës dhe syve pas kontaktit me objektet për të cilat dihet se janë të kontaminuar nga personat me grip.
  • Duart të lahen me sapun dhe ujë ose me ndonjë agjent antibakterial. Nëpër spitale të kryhet dezinfektimi i dhomave dhe pajisjeve që janë përdorur për pacientët me grip.
  • Personat me një pamje klinike më të rëndë duhet të kontaktojnë menjëherë një mjek me qëllim të shtrimit në spital dhe trajtimit të duhur.

Epidemitë dhe pandemitë

Për shkak se gripi shkaktohet nga një sërë virusesh, disa specie shkaktojnë epidemi dhe pandemi të tjera. Pandemitë shfaqen tre herë në 100 vjet dhe prekin një pjesë të madhe të popullatës në botë. Në botë, në nivel vjetor nga gripi me simptoma të ndryshme preken 3-5 milion njerëz, ndërsa vdesin 250 000 deri në 500 000 njerëz.