Dr. Verçe Todorovska: Si të mbrojmë veten nga efektet e dëmshme të rrezeve të diellit

Asnjëherë mos e shmangni ekzaminimin tek dermatologu, nëse vëreni ndonjë gjë të re në lëkurën tuaj pas moshës 40 vjeçare ose ndonjë ndryshim tek ndonjë nishan ekzistues - kjo mund t'ju shpëtojë jetën.

Shkruan: Dr. Verçe Todorovska, dermatologe


Rrezatimi UV është rrezik faktori i vetëm i melanomës dhe kancerit të lëkurës, ndaj të cilit  ne mund të veprojmë. Silluni me mençuri ndaj diellit – sun smart. Gjithmonë shmangni lëvizjet e gjata nën qiell të hapur gjatë insolacionit më intenziv – midis orës 11:00 dhe 16:00, rregulla e hijes – sa herë që hija është më e vogël se ju. Mbuloni sa më shumë pjesë të trupit që të jetë e mundur me veshje, të cilat duhet të jenë të gjera, me ngjyrë më të errët, me material të dendur, të mos jenë transparente dhe të thatë (veshja e lagur është më transparente se sa veshja e thatë – miti për bluzën e bardhë të lagur është i demoluar). Kapelja e gjerë e cila mbron qafën dhe buzët, syzet e diellit me UV filtra, të cilat bllokojnë 100% rrezet UV dhe UVB kanë shenjën CE ose UV400.

Sigurisht losionet mbrojtëse me faktorë mbrojtës janë të domosdoshëm në mbrojtjen nga rrezet UV. Duhet të përdoret vazhdimisht gjatë gjithë vitit, jo vetëm gjatë rrezitjes gjatë pushimeve verore, por edhe gjatë ndonjë ekspozimi më të gjatë ndaj dritës së diellit kur punoni në kopsht, stërvitjes në natyrë, shëtitjes nëpër qytet, ngasjes së makinës, qëndrimit pranë dritares (qelqi i bllokon vetëm rrezet UVB), alpinizëm.

Për shkak të sasisë së madhe që duhet aplikuar 2mg/cm2, përdorni gjithmonë SPF më të lartë, të paktën 30, dhe aplikojeni çdo 2 orë. Funksioni mbrojtës i këtyre kremrave u përket dy llojeve të filtrave – minerale dhe kimike. Mineralet (titani dhe oksidi i zinkut reflektojnë, i largojnë rrezet e diellit nga sipërfaqja e lëkurës dhe shërbejnë si një lloj blloku mekanik ose mburojnë dhe japin mbrojtje maksimale, me më pak interaksion në lëkurë dhe pa absorbimin e rrezeve të diellit. Ata gjithashtu i bllokojnë rrezet UVB dhe UVA. Ata rekomandohen për fëmijët dhe për ata që kanë lëkurë të ndjeshme ose dermatozë ekzistuese.

Ana e tyre e dobët është efekti i keq kozmetik, lënia e gjurmëve të bardha që në formulimet më të fundit është tejkaluar përmes mikronizimit të grimcave, nga një madhësi e specifikuar në mënyrë strikte min/100 nm, në mënyrë që të parandalojnë absorbimin e tyre në qarkullim. Filtrat kimikë janë substanca të shumta të sintetizuara laboratorike që i thithin rrezet e diellit, duke rezultuar me një reagim të caktuar në lëkurë dhe gjenerimin e nxehtësisë. Duhet të aplikohen gjysmë ore para ekspozimit në diell, kozmetikisht janë më të pranueshme dhe mund të gjenden në formula të ndryshme të përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës. Meqënëse disa nga filtrat kimikë ofrojnë mbrojtje vetëm nga rrezet UVB, ato zakonisht kombinohen me fizikun dhe kështu fitojmë SPF broad spectrum, UVB-UVA. Agjentët të cilët janë të shënuar me waterproof ose water resistant, sigurojnë mbrojtje në ujë deri në 40 minuta.

Nuk ekziston losion me SPF që ofron 100% mbrojtje dhe që mund të aplikohet vetëm një herë në ditë. Prandaj gjithmonë losionin mbrojtës kombinojeni me masa të tjera mbrojtëse, veshje, syze, kapele, ndiqni UV indeksin dhe rregullin e hijes.

Nëse rregullisht i përdorni sun smart masat, ju zvogëloni rrezikun e kancerit me 50%.

REKOMANDIME PËR PACIENTËT

Harrojeni këto mite: “mos i prekni nishanet, është e rrezikshme të largohet nishani do të prekem nga kanceri”, “nuk dua të shkoj për kontrollë, do të më thonë ndonjë gjë të keqe ose të më dërgojnë në operacion”, “e lëndova nishanin, tani sigurisht se do të vuaj nga kanceri”.

Mjaft e gabuar dhe shumë larg nga e vërteta.

Asnjëherë mos e shmangni ekzaminimin tek dermatologu, nëse vëreni ndonjë gjë të re në lëkurën tuaj pas moshës 40 vjeçare ose ndonjë ndryshim tek ndonjë nishan ekzistues – kjo mund t’ju shpëtojë jetën. Bëni vetë-ekzaminim një herë në muaj, njihuni me lëkurën tuaj dhe stolitë e saj.

Ndiqni rregullin ABCDA për asimetri, B për borders (skajet jo të rregullta), C (color – ngjyra të shumëfishta), D (diametër prej 6mm) dhe E (evolution – ndryshimet). Ekzistenca e ndonjë prej këtyre shenjave kërkon ekzaminim intensiv dermoskopik tek dermatologu.

Ekzaminimi dermoskopik është jo-invaziv, pa dhimbje, nuk kërkon përgatitje të veçantë, as nuk merr shumë kohë. Gjithkush mundet dhe duhet ta bëjë atë të paktën një herë në vit. Konsiderojeni si çdo ekzaminim tjetër parandalues për zbulimin e hershëm të sëmundjeve malinje (PAP, echo të gjirit, mamografi, echo të prostatës).

Edhe kanceri më agresiv dhe më i rrezikshëm i lëkurës – melanoma, nëse zbulohet në kohë, mund të shërohet, i vetmi kancer që zhvillohet para syve tanë.