Dr. Violeta Hristova-Janiq: Sa më të rënda dhe më të qëndrueshme të jenë simptomat e GERD, aq më e madhe është mundësia e kancerit të ezofagut

Shkaktari kryesor i refluksit është presioni i reduktuar i sfinkterit të poshtëm ezofageal, që pengon kthimin mbrabsht të ushqimit dhe acidit në ezofag.

Shkruan: Dr. Violeta Hristova-Janiq

gastroenterohepatolog


Sëmundja e refluksit të ezofagut është gjendje e shkaktuar nga kthimi i lëngut të stomak në ezofag. Refluksi është manifestim fiziologjik, por nëse vazhdon dhe zgjat për një kohë të gjatë, atëherë ndodh dëmtimi i epitelit të ezofagut. Lëngu gastrik zakonisht ngjitet në ezofag, por mund të arrijë edhe deri në fyt.

Sëmundja e refluksit gastroezofageal – GERD, në vendet perëndimore arrin dimensione epidemike, ndërsa në vendet më pak të zhvilluara është më pak e pranishme. Tek rreth 5% e pacientëve me GERD shfaqen plagë në ezofag, në 4-20% ngushtimi i ezofagut dhe në 8-20% ezofagut i Barretit (nga i cili mund të shkaktohet kanceri i ezofagut).

Sa më të rënda dhe më të qëndrueshme janë simptomat e GERD, aq më të mëdha janë gjasat për kancerin e ezofagut. 

PSE NDODH REFLUKSI?

Shkaktari kryesor i refluksit është presioni i reduktuar i sfinkterit të poshtëm ezofageal, që pengon kthimin mbrabsht të ushqimit dhe acidit në ezofag. Sëmundjen e refluksit e hasim  në herninë hiatale (herninë e lukthit), gjë që e komplikon zbrazjen e ezofagut.

Në ato pacientë kemi kohë të zgjatur të ekspozimit të epitelit të ezofagut në acidin e lukthit, sidomos në pozicion të shtrirë. GERD gjithashtu mund të ndodhë edhe atëherë kur nuk janë të pranishme këto gjendje si relaksim i momentit të sfinkterit të ezofagut, traumës në stomak ose në gjoks, ngritja në mënyrë jo të rregullt e ngarkesave të rënda, shtrirja ekstreme tek atletët, mënyra jo e rregullt e jetesës që përfshin pozicionin e trupit (i përkulur) veshje të ngushta, rripa, shtimi në peshë, shtatzënia.

SI MUND TA DALLOJMË?

Simptomat tipike të GERD janë djegie në ezofag, lehtësim i shqetësimit pas gromësirës, dhimbje gjoksi, intoleranca ndaj disa llojeve të ushqimeve. Simptomat zakonisht fillojnë në epigastrium, pjesa e poshtme të kockave kraharorit, ndërsa pastaj përhapen prapa krahëve e deri në qafë.

Nëse janë të pranishme këto simptoma pa standardin e artë për caktimin e diagnozës (gastroskopi) mendohet se bëhet fjalë për GERD në më shumë se 75% të pacientëve. Sa më i gjatë të jetë ekspozimi i ezofagut në acidin e lukthit me pH të ulët, aq më të theksuara janë simptomat. Simptomat janë më të theksuara gjatë natës për shkak të kontaktit të zgjatur të acidit me ezofagun në pozicionin e shtrirë, peristaltika e ngadalësuar e ezofagut, sekretimi i dobët i pështymës pështymës që e neutralizon acidin.

Simptoma alarmante janë hemoragjia, vështirësi në gëlltitje, anemia, dobësimi, mirëpo nëse këto simptoma paraqiten, është i nevojshëm ekzaminimi endoskopik.

Është e rëndësishme të theksohet se çdo kthim i acidit nga lukthi në ezofag, jo  domosdoshmërisht nënkupton dëmtimin e mukozës së ezofagut. Kur të ndodhin dëmtime të rënda në ezofag me mbresa dhe epiteli të ndryshuar, simptomat zvogëlohen ose mund që të mos jenë aspak të pranishme. Si ndërlikim i refluksit kronik paraqitet ezofagu i Barretit, kur epiteli i ezofagut ndryshon dhe i njëjti mund të shndërrohet në kancer, pastaj ngushtimi i ezofagut që shkakton vështirësi në gëlltitje, astmën, dëmtimin e dhëmbëve, rritjen e sekretimit të pështymës, lemzën, ënjtjen dhe skuqjen e kordave të zërit, ngjirjen e zërit, djegien dhe inflamacionin në fyt, dhimbjet në veshë. Mekanizmi i mundshëm i këtyre gjendjeve është kthimi (refluksi) i acidit në ezofag, fyt, hundë, vesh…

DIAGNOZA

E nevojshme është që të ekzaminohet pacienti për të përjashtuar natyrën kardiake të origjinës së dhimbjes së gjoksit.

Diagnoza caktohet nëpërmjet gastroskopisë, kur me një instrument të hollë që futet përmes gojës, me kamerë mund të shihen ndryshimet në ezofag. Nëse ka ndryshime të dukshme, është e mundur që nga ekzaminimi të merret biopsi (pjesë) për analizën e ndryshimeve që dyshohet për kancer.

Tek njerëzit që kanë marrë medikamente për lukthin sipas dëshirës, simptomat zvogëlohen në minimum, prandaj duhet të ekzaminohen me gastroskopi për të përcaktuar dëmtimin. Terapia e dhënë duhet të përmirësojë cilësinë e jetës së pacientit, të parandalojë shfaqjen e komplikimeve, të parandalojë përsëritjen e sëmundjes së refluksit. E nevojshme është që të ulet pesha, të flihet gjumë me gjoks dhe kokë të ngritur (gjysmë i ulur), ndërprejren e pirjes së duhanit, alkoolit, pijet e gazuara, shmangien e pëpjekjeve të forta fizike, marrja e vakteve në sasi më të vogël dhe më shpesh, shmangia e të qëndruarit shtrirë për më së paku 3 orë pas ushqimit, shmangien e çokollatave, verën, lëngun e portokallit, kafen, çajat e fortë, domatet, trangujt, hudhrat dhe ushqimet që në mënyrë individuale pengojnë.

Trajtimi më i rëndësishëm është përdorimi i barnave që e ulin sekretimin e acidit të lukthit – inhibitorët e pomës protonike. Fillohet me një dozë më të lartë, terapia zgjat më shumë, ndryshimet janë shumë rezistente ndaj terapisë dhe kërkojnë durim si nga ana e mjekut, ashtu edhe nga ana e pacientit për trajtimin e suksesshëm të ndryshimit. Gjithashtu jepen edhe barna prokinetike, ilaçe këto që e përshpejtojnë zbrazjen e lukthit dhe e rrisin presionin e sfinkterit të poshtëm të ezofagut.