SHKRUAN:
Dr. Zhivorad Kocevski,
Specialist në kirurgjinë plastike rikonstruktive dhe estetike
♦♦♦♦♦♦♦
Sytë paraqesin pjesën më të spikatur të pjesës së sipërme të fytyrës, e cila ka një rëndësi të madhe estetike. Në të njëjtën kohë, sytë tregojnë gjendjen fizike të pacientit, pasi sytë janë shenja e freskisë së një personi. Vetë procesi i plakjes, si dhe pjesë të tjera të trupit, çojnë në humbje të elasticitetit të lëkurës të cilat ndikojnë në shfaqjen e qepallave të varura. Blefaroplastika është një procedurë që përdoret për të korrigjuar qepallat e varura. Gjatë kësaj ndërhyrjeje kirurgjikale, kirurgu heq lëkurën e tepërt, indin muskulor, në varësi të indikacionit dhe indin dhjamor që mund të jetë hipertrofik në zonën rreth syve.
Kush është kandidat për korrigjimin e qepallave?
Korrigjimi i qepallave kërkohet kryesisht nga pacientët që dëshirojnë trajtim estetik nga fusha e mjekësisë kundër plakjes (anti-aging), për të parandaluar procesin e plakjes. Rënia e lëkurës rreth syve është një pjesë e natyrshme e plakjes, por pacientët mund ta konsiderojnë këtë operacion nëse mendojnë se ky proces çon në një çrregullim të pamjes së tyre.
Kur bëhet fjalë për korrigjimin e qepallave me ndërhyrje kirurgjikale, në shumicën e rasteve përdoret anestezi lokale. Anestezia e përgjithshme mund të përdoret rrallë në varësi të preferencës së pacientit. Gjatë operacionit, fillimisht përpunohen qepallat e sipërme. Është rregull që vendndodhja e prerjes duhet të zgjidhet në mënyrë që plaga/shenja pas operacionit të jetë plotësisht e fshehur dhe e padukshme.
Pacientët preferojnë kryerjen e blefaroplastisë edhe atëherë kur vetullat e tyre fillojnë të bien. Tek disa individë blefaroplastika i kapërcen këto probleme estetike. Një tregues absolut për kryerjen e blefaroplastikës është rënia e qepallave në një nivel të tillë që çon deri në vështirësi të shikimit, kjo është edhe mënyra se si vetë blefaroplastika mundëson përmirësimin e shikimit, veçanërisht tek personat që kanë gjithashtu muskuj të dobët të qepallave, pra tek pacientët që kanë ptozë.
Pse lëkura rreth syve plaket shpejt?
Tashmë është e njohur se rrudhat e para të dukshme shfaqen pikërisht në zonën e qepallave. Kjo për shkak se muskulatura periorbitale është shumë aktive, ndërsa lëkura në këto zona është shumë e hollë dhe shpejt humbet elasticitetin e saj, gjë që çon në formimin e rrudhave në këtë pjesë të fytyrës. Si pasojë në moshën e mesme, shumë njerëz zhvillojnë rrudha në zonën e qepallave, dhe kjo kontribuon në një imazh të plakur. Kjo është arsye e mjaftueshme për të marrë në konsideratë korrigjimin e qepallave.
Korrigjimi i qepallave kërkohet kryesisht nga pacientët që dëshirojnë trajtim estetik nga fusha e mjekësisë kundër plakjes (anti-aging), për të parandaluar procesin e plakjes. Rënia e lëkurës rreth syve është një pjesë e natyrshme e plakjes, por pacientët mund ta konsiderojnë këtë operacion nëse mendojnë se ky proces çon në një çrregullim të pamjes së tyre. Pacientët preferojnë kryerjen e blefaroplastisë edhe atëherë kur vetullat e tyre fillojnë të bien. Një tregues absolut për kryerjen e blefaroplastikës është rënia e qepallave në një nivel të tillë që çon deri në vështirësi të shikimit.
Përgatitja për korrigjimin operativ të qepallave
Së pari, kërkohet një konsultë me mjekun e kirurgjisë plastike për të diskutuar gjendjen aktuale të pacientit, për të shpjeguar përgatitjen para operacionit, ecurinë operative dhe trajtimin postoperativ. Është e nevojshme që të bëhet ekzaminim klinik, për përcaktimin e rënies së kapakëve të syve nga prania e ptozës së qepallave. Gjatë ekzaminimit bëhet fotografimi i syve dhe i zonës periokulare, i cili do të shërbejë në krahasimin e mëtejshëm me pamjen postoperative. Në të ardhmen, pacienti këshillohet të ndalojë përdorimin e barnave dhe suplementeve që çojnë në një rritje të rrezikut të gjakderdhjes intraoperative dhe postoperative. Gjithashtu, nëse pacienti është duhanpirës, këshillohet të ndërpritet ose të reduktohet pirja e duhanit disa javë përpara ndërhyrjes së planifikuar kirurgjikale.
Si duket procedura e korrigjimit të qepallave?
Kur bëhet fjalë për korrigjimin e qepallave me ndërhyrje kirurgjikale, në shumicën e rasteve përdoret anestezi lokale. Anestezia e përgjithshme mund të përdoret rrallë në varësi të preferencës së pacientit. Gjatë operacionit, fillimisht përpunohen qepallat e sipërme. Është rregull që vendndodhja e prerjes duhet të zgjidhet në mënyrë që plaga/shenja pas operacionit të jetë plotësisht e fshehur dhe e padukshme. Këtu kirurgu bën një prerje të vogël dhe heq indin e tepërt të lëkurës, indin muskulor ose, nëse është e nevojshme, indin dhjamor periorbital. Blefaroplastika e qepallave të poshtme zakonisht përfshin heqjen e yndyrës (indit dhjamor), i cili kontribuon në krijimin e qeskave poshtë syve, por ndonjëherë hiqet edhe një pjesë e vogël e indit të lëkurës. Prerja mund të bëhet edhe në skajin e qepallës së poshtme nën qerpikët. Pas korrigjimit të kryer të qepallave, pacienti në shumicën e rasteve mund të kthehet në shtëpi disa orë pas ndërhyrjes.
Rikuperimi pas operacionit të qepallave
Rikuperimi pas blefaroplastikës në vetvete është relativisht i shkurtër në krahasim me disa lloje të tjera të operacionit. Nëse nuk ka komplikime, pacienti mund të shkojë në shtëpi pas operacionit. Është e rëndësishme që pacienti të pushojë për disa ditë pas ndërhyrjes. Pas operacionit pritet shfaqja e ënjtjes dhe hematomës në zonën periorbitale, por këto dukuri të pritshme janë të një natyre kalimtare. Në periudhën pas operacionit nuk pritet që pacienti të ketë dhimbje, por nëse shfaqet dhimbje, ajo trajtohet me terapi mjekësore në shtëpi. Rikuperimi i plotë pas operacionit të qepallave mund të zgjasë 1 deri në 2 javë. Kohëzgjatja e rikuperimit është individuale për çdo pacient.
Për shkak të aplikimit lokal të anestezisë në zonën periorbitale, një fenomen i pritshëm postoperativ është turbullimi kalimtar i shikimit dhe ndjeshmëria ndaj dritës.
Pas ndërhyrjes kirurgjikale këshillohet shmangia e përdorimit të lenteve për të paktën dy javë.
Pas operacionit, pacienti merr trajtim të mëtejshëm në shtëpi, ku plagët kirurgjikale janë të mbuluara me fashë, por syri nuk është i mbyllur dhe nuk pengon shikimin. Fasha duhet të qëndrojë për 5 ditë. Në ditën e 5-të pas operacionit, pacienti duhet të vijë për ekzaminim për të hequr materialin e qepjes. Procesi i heqjes së materialit të qepjes është pa dhimbje. Në shtëpi, për të zvogëluar ënjtjen pas operacionit, rekomandohet të bëni kompresa.
Pas heqjes së materialit të qepjes, pacientit i jepen udhëzime për trajtim të mëtejshëm në shtëpi
Pas heqjes së materialit të qepjes, pacientit i jepen udhëzime për trajtim të mëtejshëm në shtëpi, aplikim lokal i pomadës së hepatrombinës për të reduktuar hematomën postoperative, por nëse hematoma nuk është shumë e theksuar, atëherë bëhet masazh me krem hidratues në zonën periorbitale. 14 ditë pas operacionit, pacientët kthehen për ekzaminim për të parë gjendjen pas operacionit pa ënjtje dhe pa hematoma, pas së cilës jepet rekomandim i mëtejshëm për përdorimin e mjeteve që do të zvogëlojnë dukshmërinë e cikatricës (shenjës) postoperative.
Komplikime të mundshme
Duke qenë se korrigjimi i qepallave është një ndërhyrje operative minimalisht invazive, kryhet në kushte ambulatore me anestezi lokale. Prandaj, kjo procedurë kirurgjikale rrallëherë shoqërohet me komplikime, përveç shfaqjes së ënjtjes dhe hematomës, të cilat ndodhin pothuajse tek 80% e pacientëve. Përveç ënjtjes dhe hematomës, ekziston dhe mundësia që pas korrigjimit kirurgjik të qepallave, të shfaqen edhe komplikacione të tjera si gjakderdhja, përçarja e plagës kirurgjikale, nekroza, infeksioni, por përdorimi i teknikës së mirë kirurgjikale dhe zbatimi adekuat i përgatitjes paraoperative i parandalon pothuajse plotësisht këto komplikime.
♦♦♦♦♦♦♦
PYETJET MË TË SHPESHTA
- A mund të operohen qepallat e sipërme dhe të poshtme tek të dy sytë gjatë të njëjtit intervenim?
Të dy qepallat e sipërme dhe të poshtme mund të operohen në të njëjtin akt, por nëse është e mundur, këshillohet që korrigjimi të bëhet në dy akte të veçanta.
- A mundet përdorimi i Botox-it të zëvendësojë korrigjimin operativ të qepallave?
Botox- i është një bllokues neuromuskular i sinapseve dhe kështu çon në uljen e lëvizshmërisë së muskujve. Mund të përdoret për të korrigjuar rrudhat rreth qepallave të quajtura Cro’s feet, por në rastin e rënies së qepallave, veçanërisht nëse shoqërohet me dobësi të muskujve frontalë, Botox-i mund të ketë efekt negativ, pra ta përkeqësojë gjendjen e rënies së qepallave.
- A mund të bëhet korrigjimi kirurgjik i qepallave dhe aplikimi i botoksit në të njëjtin akt?
Për shkak të efektit miorelaksues të toksinës botulinum, Botox-i rekomandohet të paktën 3 javë pas korrigjimit kirurgjik të qepallave.
- A ka ndonjë mënyrë më pak invazive për trajtimin e qepallave të rëna?
Korrigjimi jo-kirurgjikal duke përdorur fijet COG (meso-threads) është i mundur, por nuk mund të zëvendësojë rezultatin e operacionit dhe efekti është afatshkurtër, zgjat 6-12 muaj.
- Cila është mosha më adekuate për kryerjen e korrigjimit operativ të qepallave?
Rekomandohet që blefaroplastika të kryhet tek personat mbi 40 vjeç, por sigurisht që pamja klinike është e ndryshme tek secili pacient kështu që mund të bëhet edhe në moshë më të hershme.