Shkruan: Dr. Zlatko Pendovski
Kirurg-urolog
Pavarësisht faktit që kultura ndaj shëndetit gjithnjë rritet, kur bëhet fjalë për shëndetin e meshkujve, ekzaminimi tek urologu është akoma një temë tabu. Në mjedisin tonë, femrat janë më të disiplinuara kur është fjala për zakonin e të bërit kontrolle dhe ekzaminime te gjinekologu. Është shumë e rëndësishme që meshkujt, veçanërisht ata të moshës së përparuar, të shkojnë për ekzaminime dhe kontrolle të rregullta urologjike për të zbuluar një sërë sëmundjesh. Midis tyre është hiperplazia beninje e prostatës – BHP, që tek njerëzit njihet si prostata e zmadhuar ose e trashur.
BHP është sëmundje malinje që shfaqet për shkak të rritjes së tepërt të qelizave të prostatës.
Ashtu siç zhvillohet hiperplazia, ashtu zhvillohet edhe uretra, tubi përmes të cilit del urina nga fshikëza, gradualisht ngushtohet, duke çuar në shumë simptoma. Prostata është një gjëndër e vogël, me madhësinë e gështenjës, rreth 20 gramë, e cila e rrethon uretrën si unazë. Funksioni i saj normal varet nga hormonet e mashkullit, veçanërisht testosteroni. Akoma nuk ka një shpjegim të plotë për origjinën e BHP-së.
Hormonet mashkullore luajnë një rol të caktuar, por nuk është provuar nëse ato stimulojnë zmadhimin e prostatës ose thjesht sigurojnë kushte të mira për të. Faktorët gjenetikë gjithashtu kanë ndikim të caktuar në hiperplazinë beninje. Gjithashtu ekziston shpjegim se përhapja e qelizave të prostatës në një periudhë të caktuar kohore e tejkalon zhdukjen e tyre, gjë që bën që prostata të rritet gradualisht. Zmadhimi i prostatës mund të zgjasë për një kohë të gjatë pa simptoma.
Gjatë ekzaminimeve sistematik tek pacientët më në moshë shpesh zbulohet se ata kanë BHP, shumë më tepërsesa që do të pritej nëse do të përfundohej sipas simptomave për të cilat ankohen.
Zhvillimi i simptomave mund të jetë shumë gradual. Ashtu siç tumori hyn në tubin e urinës, ashtu edhe zbrazja e fshikëzës bëhet më e vështirë, gjë që kërkon kontraksion më të fortë të muskujve të saj për ta ardhur deri te zbrazja e saj. Kështu funksionon për ca kohë, gjatë së cilës fshikëza fiton një mur të trashë për të kompensuar me sukses përpjekjen e shtuar. Në fund muskujet e humbin aftësinë për të mbajtur urinën përmes kanalit të ngushtuar. Fshikëza nuk mund të mbushet plotësisht dhe më pas shfaqen shumica e simptomave.
Simptomat më tipike në fazat e hershme janë urinimi i shpeshtë dhe vështirësuar, urinimi i ngadaltë, pritja për të urinuar, sidomos në urinimin e parë në mëngjes, ndërprerja e urinës (ndërprerja e urinës gjatë zbrazjes së fshikëzës). Simptomat karakteristike përfshijnë edhe urinimin e papritur, kur pacienti befas fiton nxitjen për urinim dhe duhet të urinojë edhe pse fshikëza nuk është plotë. Nëse e kapërcen atë nxitje, mund të durojë një kohë të gjatë pa qenë nevoja për të urinuar.
Tek një numër meshkujsh ndodh lëshimi i pavullnetshëm i urinës pas përfundimit të urinimit. Një nga simptomat karakteristike është edhe urinimi gjatë natës. Personat e sëmurë ngrihen shumë herë gjatë natës, dy deri në tre herë, por nganjëherë edhe më shumë. Në fund të urinimit, shpesh kanë përshtypjen se nuk e kanë zbrazur fshikëzën plotësisht. Ekzistojnë edhe simptoma të tjera si dhimbja gjatë urinimit, shfaqja e gjakut në urinë, ndërprerja e plotë e urinimit, urinimi i pakontrolluar, etj.
Diagnostifikimi i BHP-së për specialistët e urologjisë është rutinë. Pas bisedës me pacientin, urologu ekzaminon prostatën me gisht përmes rektumit – hapjes anale, pasiqë shtrihet shumë afër zorrës së trashë, kështu që çdo ndryshim dhe zmadhim mund të preket lehtësisht.
Ekzaminimi me ehotomograf jep një pasqyrë shumë të mirë të madhësisë së prostatës, strukturës së saj, malinjitetit të mundshëm, infeksioneve dhe pasojave të adenomës, siç është trashja e murit të fshikëzës, mbetja e një sasi të madhe të urinës pas urinimit, zmadhimi i kanaleve të sistemit të veshkave, si dhe gjendja e veshkave dhe organeve të tjera të stomakut. Gjithashtu mund të bëhet edhe analiza e urinës, që zbulon praninë e gjakut ose infeksionit. Urinokultura bëhet në rast të ndonjë infeksioni, e cila është më e zakonshme tek adenoma e prostatës. Analizat e gjakut tregojnë gjendjen e veshkave, mirëpo ekziston edhe antigjen specifik – PSA, i cili përdoret për zbulimin e hershë të kancerit të prostatës.
TRAJTIMI
Ndërhyrja me lazer jeshil tek meshkujt me ndryshime beninje të prostatës, me anë të të cilit urolog-kirurg kryen vaporizimin (shkrihet indi i prostatës dhe avullohet) konsiderohet si më e përshtatshme për shumicën e pacientëve. Avantazhi i saj është se pacienti qëndron për një kohë shumë të shkurtër në spital, ndryshe nga kur përdoren metoda të tjera. Kur prostata operohet me metodë klasike – prostatektomi, qëndrimi në spital është rreth pesëmbëdhjetë ditë. Kur kryhet rezeksion transuretral, qëndrohet afërsisht rreth pesë ditë. Kur i nënshtrohet operacionit me lazer jeshil, zakonisht qëndrohet një natë dhe një ditë duke mbajtur katetër për urinim. Humbja e gjakut është minimale dhe e gjithë kjo është shumë më e lehtë për pacientin. Në të njëjtën kohë edhe efektet janë më të mëdha.