Shkruan: Dr. Zoran Jovanovski
Gjinekolog – obstetër
Miomat (leiomiomat, fibroidet, fibromiomat) janë tumoret më të zakonshme beninje të mitrës dhe shfaqen në 20-25 përqind të femrave në moshë riprodhuese. Mjekësia ende nuk ka përgjigje se pse ato shfaqen, por ka zbuluar se ato shfaqen me rritjen e një kloni të qelizës së muskujve të lëmuar, ndërsa nga qelizat e tilla është ndërtuar pikërisht mioma.
Miomat nuk shfaqen para pubertetit dhe incidenca e tyre bie në menopauzë.
Miomat rriten nën ndikimin e hormoneve (estrogjenit) në periudhën gjeneruese. Rrallë herë paraqiten individuale dhe zakonisht nga disa. Forma dhe madhësia e tyre ndryshon – nga të vogla deri në të mëdha me peshë prej 40 kg. Pozicioni i tyre është i ndryshëm. Mund të jenë në murin e mitrës, në sipërfaqen e mitrës gjerësisht ose të varen në ilik, të jenë të brendshme dhe të shtrihen në zgavrën e mitrës ose të shfaqen në kanalin e qafës së mitrës. Ato mund të jenë të forta si guri ose shumë të buta, nëse ka procese degjeneruese në to. Edhe pse nuk kanë kapsulë të vërtetë, ato kufizohen mirë nga një rreth i rremë (pseudokapsulë), që lejon ndarjen relative të lehtë të miomës nga muskujt e mitrës. Zakonisht një enë më e madhe e gjakut furnizon secilën miomë individualisht.
Diagnoza e miomës zakonisht bëhet gjatë ekzaminimit rutinë gjinekologjik me ultratinguj (EHO) kur ka rritje anormale të mitrës. Megjithatë, secili tumor në legenin e vogël mund të zëvendësohet nga mitra e ndryshuar miomomatoze, kështu që, në raste të paqarta, diagnoza duhet të plotësohet me procedura të tjera diagnostikuese.
Është e rëndësishme të dini se hormonet femërore, ose estrogjenet, nuk shkaktojnë mioma, por e nxisin rritjen e tyre. Përvoja ka treguar që miomat rriten nën ndikimin e estrogjeneve edhe gjatë shtatëzanisë, ndërsa zvogëlohen në periudhën pas menstruacioneve të fundit (menopauzës).
MIOMAT TE GRATË SHTATËZËNA
Nëse miomat janë shkaku i vetëm i infertilitetit, pas heqjes së tyre, 40 përqind e grave të operuara mbeten shtatzënë. Nëse gruaja është shtatzënë dhe ka mioma, në tremujorin e dytë dhe të tretë të shtatzënisë ato mund të fillojnë të rriten papritmas dhe të shkaktojnë aborte spontane ose lindje të parakohshme.
Prandaj është e rëndësishme që gruas shtatzëne t’i lehtësohen dhimbjet, ndërsa kontraktimet e mitrës të ndalen përmes administrimit të ilaçeve tokolitike. Ndonjëherë, nëse ka komplikime, është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale për heqjen e miomave. Gjatë lindjes së fëmijëve, miomat mund të shkaktojnë inerci të mitrës (kontraktime të dobëta dhe të parregullta), nëse janë të mëdha, mund të shkaktojnë pozicionim anormal të foshnjës ose pengesë në kanalin e lindjes, pas lindjes duhet të përfundojë me anë të seksionit cezarian. Pas lindjes së fëmijës, mund të shfaqen kontraktime të forta të mitrës dhe gjakderdhje më të mëdha.
KOMPLIKIMET DHE MALINJITETI
Miomat mund të shkaktojnë komplikime, por rrallë herë mund të ndodh të bëhen malinje ose të ashtuquajturat sarkomat e mitrës. Kjo përqindje është vetëm 0,1-0,5 për qind.
Komplikimet përfshijnë situata kur miomat, për shkak të furnizimit të dobët të gjakut, mund të dekompozohen, kur ato mund të zbuten dhe të rriten, kështu që shtypin organet përreth. Ato gjithashtu mund të infektohen dhe komplikohen nga temperatura e lartë, dhimbjet, ethet dhe inflamacionet e zgavrës së barkut, gjë që mund të çojë në kirurgji urgjente.
Në komplikimet e miomave bën pjesë edhe degjenerimi i hialinës, gjatë së cilit indet e miomës prishen dhe formohet një formacion cistik i mbushur me lëng të trashë që mund të shpërthejë në zgavrën e barkut.
Miomat që janë në ilik në sipërfaqen e mitrës mund të bymehen dhe të shkaktojnë dhimbje shumë të forta dhe gjendjen (abdomeni akut) që kërkon ndërhyrje urgjente. Përveç kësaj, miomat që shfaqen përmes kanalit të qafës së mitrës mund të shkaktojnë gjakderdhje të bollshme me dhimbje të forta, ndërsa infertiliteti mund të jetë për shkak të deformimit të mitrës, presionit të vezëpërçuesve dhe pengesave të tyre.