Dr. Zoran Nestorovski: Cilët pacientë janë kandidatë për kryerjen e protezës unikondilare

Endoproteza unikondilare është një opsion kirurgjikal për pacientët tek të cilët ndryshimet degjenerative prekin vetëm një pjesë të gjurit (kryesisht pjesën e brendshme), ndërsa pjesa tjetër e sipërfaqeve të kyçeve janë të paprekura – domethënë të pa dëmtuara.

Indikacioni për këtë lloj ndërhyrjeje kirurgjikale bazohet në të dhënat anamnestike, ekzaminimin klinik dhe radiografinë e gjurit: Dr. Zoran Nestorovski, specialist i ortopedisë

SHKRUAN:
Dr. Zoran Nestorovski,
specialist i ortopedisë

♦♦♦♦♦♦♦

Endoproteza unikondilarе e gjurit është një procedurë minimalisht invazive në krahasim me endoprotezën totale, në të cilën vetëm pjesa e dëmtuar e gjurit zëvendësohet me një implant.

Ndryshe njihet edhe si endoproteza e pjesshme e gjurit.

Gonartroza është një dëmtim kronik, degjenerues i kërcit të nyjes së gjurit që shkakton dhimbje, inflamacion dhe kufizim të lëvizjeve. Simptomat shfaqen gradualisht dhe intensifikohen me kalimin e kohës. Në fillim shfaqen gjatë ecjes, ngjitjes apo zbritjes së shkallëve dhe me përparimin e sëmundjes dhimbja shfaqet edhe kur pushoni. Mund të manifestohet gjithashtu me ënjtje të gjurit dhe ngurtësim të kyçeve/nyjeve. Gjithashtu, jo rrallë ndodh deformim i gjurit në formën e këmbëve O (varus) ose X (valgus).

Nyja e gjurit ndahet në 3 ndarje (pjesë): ndarje mediale (e brendshme), laterale (e jashtme) dhe patellofemorale.

Zëvendësimi total i gjurit indikohet në rastet e formave të rënda të artritit ku zëvendësohen të gjitha pjesët e dëmtuara të gjurit.

Endoproteza unikondilare është një opsion kirurgjikal për pacientët tek të cilët ndryshimet degjenerative prekin vetëm një pjesë të gjurit (kryesisht pjesën e brendshme), ndërsa pjesa tjetër e sipërfaqeve të kyçeve janë të paprekura – domethënë të pa dëmtuara.

Indikacioni për këtë lloj ndërhyrjeje kirurgjikale bazohet në të dhënat anamnestike, ekzaminimin klinik dhe radiografinë e gjurit. Në raste të rralla nevojitet edhe MRI e gjurit. Indikacioni për protezë unikondilare është tek rreth 50% e pacientëve me gonartrozë, duke shmangur kështu implantimin e endoprotezës totale të gjurit.

Indikacioni për këtë lloj ndërhyrjeje kirurgjikale bazohet në të dhënat anamnestike, ekzaminimin klinik dhe radiografinë e gjurit. Në raste të rralla nevojitet edhe MRI e gjurit. Indikacioni për protezë unikondilare është tek rreth 50% e pacientëve me gonartrozë, duke shmangur kështu implantimin e endoprotezës totale të gjurit.

CILËT PACIENTË JANË KANDIDATË PËR KRYERJEN E PROTEZËS UNIKONDILARE?

Pacientët tek të cilët procesi degjenerues është i kufizuar vetëm në një ndarje (pjesë) të gjurit, zakonisht atë të brendshme. Ata duhet të kenë:

  • Gju të qëndrueshëm (ruajtje të funksionit të ligamentit të kryqëzuar anterior dhe ligamenteve kolaterale),
  • Lëvizshmëri të mirë të gjurit (ruajtje të lëvizjes),
  • Deformim që lejon korrigjimin e gjurit.

CILËT PACIENTË NUK JANË KANDIDATË PROTEZËN UNIKONDILARE?

  • Pacientët me paqëndrueshmëri të gjurit (ligamenti i kryqëzuar anterior i këputur),
  • Pacientët me lëvizje dhe kontraktura të kufizuara të gjurit,
  • Pacientët me deformim i varusit më shumë se 10 gradë dhe deformim të valgus më shumë se 5 gradë,
  • Pacientët obezë,
  • Pacientët me proces degjenerues më shumë se një ndarjeje të gjurit.

PROCEDURA KIRURGJIKALE

Pjesa e dëmtuar e gjurit arrihet përmes një prerjeje të vogël. Hiqet pjesa e dëmtuar e meniskut, pjesa e dëmtuar e tibisë dhe kockës së femurit resektohet/pritet minimalisht dhe vendoset implant në gju. Nuk vendoset drenazh postoperativ.

PËRPARËSITË

  • Prerje e vogël;
  • Ligamentet e ruajtura në gju;
  • Më pak dhimbje postoperative;
  • Hapësirë më e mirë e lëvizjes së gjujve;
  • Më pak humbje gjaku;
  • Qëndrim i shkurtër në spital;
  • Pjesa e dëmtuar e zëvendësuar e gjurit mbron atë të shëndetshme nga dëmtimet e mëtejshme;
  • Periudha e shkurtër e rikuperimit dhe rikthimit në aktivitetet e përditshme.

Pacienti bëhet vertikal në ditën e operacionit, me një ngarkesë në gjymtyrën e operuar. Ai del nga spitali në ditën e dytë ose të tretë pas operacionit, në varësi të gjendjes së tij të përgjithshme. Sythat apo penjëve  hiqen nga plaga operative në ditën e 14-të pas operacionit. Kthimi në aktivitetet e përditshme është 6-8 javë pas trajtimit kirurgjik.