Drejtoresha e qendrës evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve paralajmëron: “Evropa duhet të përgatitet për një valë të dytë të koronavirusit”

"Nuk dua që të ndjellë katastrofë, por mendoj se duhet të jemi realist. Tani nuk është koha për relaksim të plotë", - theksoi për The Guardian Andrea Ammon .

Vala e dytë e pandemisë koronavirus, e cila supozohet të kalojë Evropën, nuk është më vetëm një teori; pyetja është vetëm se kur do të ndodhë dhe në çfarë mase, thotë Dr. Andrea Ammon, drejtoresha e Qendrës evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve.

“Duke vëzhguar karakteristikat e virusit, duke parë se çfarë po ndodh në vende të ndryshme, ne mund të shohim se virusi është përreth nesh”, paralajmëroi ish-këshilltarja e qeverisë gjermane në një intervistë për gazetën “Thë Guardian” të Britanisë. Nuk dua që të ndjellë katastrofë, por mendoj se duhet të jemi realist. Tani nuk është koha për relaksim të plotë.

Ish-mjekja, e cila para pozicionit aktual ka kaluar nivele të ndryshme të burokracisë shëndetësore, njoftoi se kulmi i pandemisë në Evropë kaloi më 2 maj, kudo, përveç në Poloni.

Kjo provokoi reagim zinxhir dhe shumë vende njoftuan se masat do të braktisen. Ammon tani po kontrollon për të parë nëse situata është nën kontroll dhe pretendon se vala e dytë katastrofike nuk është e pashmangshme nëse njerëzit i përmbahen masave dhe mbajnë distancën e tyre. Problemi, thotë ajo, do të shfaqet nëse vëmendja dhe mbrojtja lirohen.

“Planet duhet të azhurnohen dhe spitalet të jenë gati për krizën. Kapacitetet duhet të rriten, veçanërisht numri i shtretërve në njësitë e kujdesit intenziv”, thekson Dr. Ammon.