Një nga problemet shëndetësore më të zakonshme është dhimbja në lukth. Arsyet pse vjen deri te kjo janë të shumta, ndërsa sëmundjet e lukthit konsiderohen sëmundje të jetës moderne dhe stresuese.
Lukthi dhemb edhe për shkak të stresit
Ekzistojnë shkaktarë të panumërt të cilët mund të çojnë në dhimbje të lukthit, ndërsa në mesin e tyre është edhe stresi ndaj të cilit jemi gjithnjë e më të ekspozuar, pastaj konsumimi i alkoolit dhe ushqimi joadekuat. Shmangni ushqimet e yndyrshme, me erëza dhe të përpunuar, si dhe konservuesit që kontribuojnë në problemet e lukthit.
Gastriti është mjaftë i zakonshëm
Një nga sëmundjet më të zakonshme të shoqërisë moderne është gastriti. Një nga simptomat e gastrit është dhimbja në pjesën e sipërme të barkut dhe gromësirat. Gastriti shpesh shkaktohet nga infeksionet bakteriale, ndër të cilat më i njohur është helicobacter pylori.
Lukthi i irrituar
Deri tek diagnoza lukthi “i irrituar”, më së shpeshti vjen si pasojë e të përzierave, ndjenja e stomakut të plotë, gazra në zorrë, urthi, dhimbje në lukth, e deri te era e keqe e gojës. Diagnozën e lukthit të irrituar mjeku e përcakton pas një analize të detajuar, e cila në fund të fundit nuk e përcakton shkaktarin organik për vazhdimin e vështirësive të përshkruara.
Dispepsia
Dispepsia është emër i përbashkët i vështirësive që ndodhin në sistemin e sipërm digjestiv dhe shfaqet pas konsumimit të ushqimit. Zakonisht shfaqet ndodh në periudhën e mesme të jetës dhe ndikon tek të dyja gjinitë në mënyrë të barabartë, me frekuencë pak më të lartë tek meshkujt. Simptomat janë: dhimbje, siklet, ngarkesë dhe të përziera në lukth.
Kur kërkohet ndihma mjekësore?
Shenjë alarmuese është sigurisht dhimbja e fortë në lukth, e cila përhapet në zgavrën e stomakut me fryrje, të përziera dhe vjellje, mungesa e rregullt e nevojës ose prania e gjakut në nevojë. Në rastet e përmenduar është e nevojshme ndihma emergjente mjekësore.