Dy deri në tre nëna të reja të paktën kanë një problem që lidhet me shëndetin mendor

Pothuajse 40 për qind e nënave të reja kanë më shumë se një problem të shëndetit mendor, duke përfshirë depresionin, një sërë çrregullimesh ankthi dhe hiperaktivitet.

Rezultatet e një sondazhi të ri kanë treguar se dy deri në tre nëna të reja kanë të paktën një problem që lidhet me shëndetin mendor. Po kështu, nënat adoleshente janë treguar të kenë një prevalencë dukshëm më të lartë të çrregullimeve mendore në krahasim me nënat e moshës 21 vjeç e lart ose në krahasim me adoleshentët.

Pothuajse 40 për qind e nënave të reja kanë më shumë se një problem të shëndetit mendor, duke përfshirë depresionin, një sërë çrregullimesh ankthi dhe hiperaktivitet. Kjo është deri në katër herë më shumë se nënat 21 vjeç e lart dhe adoleshentët pa fëmijë.

Besohet se gjetjet e këtij studimi mund të kontribuojnë në zhvillimin e proceseve më të mira të shqyrtimit, zbulimin më efektiv të çrregullimeve mendore tek nënat adoleshente dhe trajtimin e drejtpërdrejtë.

Burimi: McMaster University

Përktheu dhe përshtati:S.N