Drejtuesi i studimit të ri, Prof. Tim Spector deklaron që infeksioni me llojin e ri delta të koronavirusit të kujton shumë më shumë gripin e zakonshë tek të rinjtë, kështu që megjithëse personi jo domosdoshmërisht duhet të ndihet shumë keq, ai mund të përhapë infeksionin dhe kështu të vërë të tjerët në rrezik. Ai këshillon cilindo me simptoma që të bëjë testin për kovid.
Simptomat e njohura dhe të zakonshme të COVID-19 janë:
- Kollitja
- Temperatura
- Humbja e shqisës së shijes dhe nuhatjes
Mirëpo Prof. Spector tregon se simptomat e përmendura janë më pak të zakonshme, duke gjykuar nga të dhënat që ekipi i tij mblodhi nga mijëra njerëz që raportuan simptomat e tyre në një aplikim të veçantë. “Që nga fillimi i muajit maj, ne kemi monitoruar simptomat e përdoruesve përmes aplikimit tonë, ndërsa simptomat nuk janë të njëjta si më parë”, shtoi ai.
Duket se simptomat kanë ndryshuar me ardhjen e llojit delta të koronavirusit, i cili u raportua së pari në Indi dhe tani është përgjegjës për rreth 90% të infeksioneve në Britaninë e madhe. Ndërsa temperatura mbetet një nga simptomat, humbja e shijes dhe nuhatjes nuk shihet në 10 simptomat e para, por dhimbja e kokës dhe rrjedhja e hundës janë aktualisht më të zakonshmet dhe mund të shfaqen së bashku me dhimbjet e fytit.
Ndjesi e “çuditshme”
“Duket se ky variant funksionon pak më ndryshe”, thekson profesori, duke shtuar se njerëzit mund të mendojnë se është ftohje sezonale dhe se ata ende mund të ecin lirshëm mes njerëzve. Për shembull, 6 persona të tjerë mund të infektohen në një grupim, ndërsa ky është pikërisht problemi.
“Mesazhi është se nëse jeni një individ i ri, ju me siguri do të keni simptoma të lehta të tilla si rrjdhje të hundës dhe dhimbje koke, por edhe në këtë rast, ju duhet të qëndroni në shtëpi dhe të testoheni”, shtoi ai.
Dhimbje të muskujve
Edhe studimi i zhvilluar në Imperial College London, i cili përfshinte të dhëna për më shumë se një milion njerëz në Angli kur variantet Alpha dhe ai angle ishin mbizotëruese, zbuloi se ekzistonte një gamë e gjerë e simptomave të COVID-19. Temperaturë e lartë me ethe, humbja e oreksit, dhimbja e kokës dhe dhimbjet e muskujve shoqërohen me infeksion, së bashku me të gjitha simptomat e tjera. Simptoma të tilla si kollitja, temperatura e lartë ose humbja e shijes dhe nuhatjes vazhdojnë, kështu që duhet pasur kujdes. Nëse vëreni simptoma, padyshim është e nevojshme që të bëni test.