Shkencëtarët besojnë se me rritjen e nivelit të vitaminës D në gjak, mund të zvogëlohet rreziku nga kanceri. Mënyra e vetme për të matur nivelin e vitaminës D në trup është matja e nivelit të 25-hydroxyvitamin D në gjak.
Është vërtetuar se te gratë te të cilat niveli i vitaminës D në gjak arrinin në 40 ng / ml dhe më tepër, kishin 67 për qind më pak mundës për zhvillim të kancerit, sesa gratë me nivelin e vitaminës D më të ulët se 20 ng / ml. Doza ditore e rekomanduar e vitaminës D (për të arritur nivelin 40 ng / ml) varet nga niveli aktual i vitaminës D në organizëm.
Sa për ilustrim, nëse rezultatet tregojnë nivelin e vitaminës D prej 30 ng / ml për të arritur nivelin prej 40 ng / ml, personi duhet të marrë çdo ditë 1000 IU (25 mcg) Vitamin D për disa muaj.