Nga lulet e bukura që i drejtohen diellit, përmes përgatitjeve medicinale, e deri te ngrënia e farave të lulediellit, sigurisht që është një barishte shumë e dobishme. Në mjekësinë popullore të kohëve të lashta nga gjethet e lules është përgatitur çaji dhe tinktura (tretësirë), ata kanë shije të veçantë të hidhur, por mbajnë erë të lehtë mjaltit. Përmbajnë acide të lulediellit, glycosides anthocyanin, ksantofil, kolin, betain, karotenoide, fitosterine, sapogenine.
Farat si ushqim i dobishëm
Farat e lulediellit përmbajnë antioksidantë, vitaminën E dhe selen, të cilat kanë aftësinë për të neutralizuar radikalet e lira të dëmshme dhe kështu e mbrojnë trupin nga sëmundjet më të zakonshme të kohëve moderne – sëmundjet kardiovaskulare dhe malinje.
Farat e lulediellit përmbajnë vitaminën E, vitaminën B1, magnez, selen, triptofan, vitaminën B5, fosfor, folate dhe vetëm 200 kalori në 35 gram fara.
Parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare
Farat e lulediellit përmbajnë një përqindje të lartë të vajit, deri në 50 përqind, mbizotërojnë mjaft acide yndyrore të pangopura, sidomos linoleike. Farat janë burim i madh i B1 dhe E, por edhe burim i bakrit, selenit, acidit folik, manganit, magnezit, vitaminës B5 dhe fibrave ushqimore. Ky kombinim i elementeve kimike, sidomos falë vitaminës E ka efekt anti-inflamator jashtëzakonisht të fortë, vitamina E gjithashtu ka fuqinë për të asgjësuar kolesterolin, kështu që farat e lulediellit janë parandalim i shkëlqyer kundër sëmundjeve të sistemit kardiovaskular.