Mjekësia tradicionale kineze i kushton vëmendje të madhe energjisë dhe lëvizjes së saj në pjesë të ndryshme të trupit, në kohë të ndryshme. Në ciklin 24 orësh, trupi i jep energji të ndryshme organeve të ndryshme. Nëse vazhdimisht zgjoheni në kohën e njëjtë, kjo nënkupton se disa energji janë të bllokuara ose gabimisht të orientuara. Kjo e ndërpret ekuilibrin natyror dhe ciklin. Organeve tuaja për të funksionuar u duhet energji.
Kjo është lista që shpjegon lidhjen midis kohës dhe organeve trupore. Shumë prej këtyre bllokimeve duhet të vëzhgohen fizikisht dhe emocionalisht.
Duhet të mendoni se kur dhe çfarë hëngrët sepse kjo mund të jetë arsyeja e simptomave tuaja.
Nga ora 21:00 deri 23:00
Kjo është koha kur mesatarisht shumica e njerëzve përpiqen t’i zë gjumi. Kjo është koha kur sistemi endokrin është ribalancuar. Sistemi endokrin udhëheq hormonet dhe metabolizmin. Nëse e keni problem që të j’u zë gjumi në këtë kohë, mund të jeni mbërthyer nga trendin “lufto ose ik”. Ju akoma jeni të përfshirë psikologjikisht në ngjarjet e ditës së lënë pas ose ju po përgaditeni për sfidat e së nesërmes. Përsëritni mantra positive dhe çlirohuni nga formacionet që shkaktojnë tendosje. Nëse nuk ushqeheni siç duhet ose hani shumë vonë, kjo gjithashtu mund të çojë në bllokim.
Nga ora 23:00 deri 1:00
Nëse zgjoheni shpesh në këtë periudhë kjo mund të jetë për shkak të disa “problemeve” që ju bartni mbrenda jush dhe që lidhen me ju. Kjo është periudha e ciklit 24-orësh kur energjia yin shëndërohet në yang. Yang energjia është tepër aktive dhe trupi ka nevojë që ta ruajë atë energji për ditë e nesërme. Rriteni nivelin e dashurisë dhe respektit ndaj vetvetes si dhe jepni gjithçka nga vetvetja për t’u qetësuar dhe për të ruajtur energjinë. Kjo është koha, kur fshikëza e tëmthit shkatëron yndyrnat. Ndoshta në organizëm fusni shumë yndyrna jo të shëndetshme ose vaj.
Nga ora 01:00 deri 3:00
Kjo është koha kryesore për detoksifikimin e trupit dhe proçesin e rimëkëmbjes. Ku mëlçia juaj liron toksinat dhe krijon gjak të freskët. Zgjimi në këtë kohë tregon zemërimin, frustrimin dhe formacione negative. Përderisa ju nuk i zgjidhni këto toksina, “mëlçia juaj” përpiqet t’u kushtojë vëmendje këtyre problemeve.
Nga ora 03:00 deri 5:00
Kjo është koha kur mushkëritë e juaja shërohen dhe e furnizojnë trupin me oksigjen. Sigurohuni që ta keni sa më ngrohtë, për ta bërë më të lehtë funksionimin e fizikut tuaj. Nëse zgjoheni gjatë kësaj periudhe përpiquni që të bëni ushtrime të frymëmarrjes. Problemet e mushkërive shpesh lidhen me dhimbjen dhe pikëllimin.
Nga ora 05:00 deri 7:00
Të gjitha toksinat largohen nga sistemi pasi që janë lëshuar dhe shpërbërë gjatë gjithë natës. Zorra e trashë është aktive në atë periudhë kohore. Ushqimi i keq ose konsumimi i ushqimit vonë, mund të çojë në probleme që do t’ju zgjojnë në këtë periudhë.