A e dini se si duhet të konsumohet hudhra: Shtypeni, me qëllim që të nxisni reaksion enzimatik

Hudhra i detyrohet alicin-it për vetitë shëruese të saj, me çka mbrohet nga invazioni i baktereve dhe kërpudhave. Që më së miri t'i përdorni vetitë shëruese të hudhërës, duhet që ta konsumoni shpesh dhe siç duhet.

Hudhra është e pranishme rregullisht në tryezën tonë, mirëpo ne u referohemi hudhrave vetëm atëherë kur përballemi me grip ose me ftohje. Tek populli njihet si një antibiotik natyror, dhe se në të vërtet është mjaft i shëndetshëm e vërtetojnë edhe profesionistët. Në hudhër gjenden pothuajse njëqind komponime kimike aktive, në mesin e tyre edhe disa antioksidantë.

Ende nuk është e qartë se si të gjithë përbërësit e hudhrave veprojnë në organizëm, por hudhra me të vërtetë vepron si antibiotik, si mjet për lirimin e rrugëve të frymëmarrjes, anti-inflamator dhe jo kancerogjen, si dhe çrrënjos kërpudhat dhe disa viruse.

Hudhra i detyrohet alicin-it për vetitë shëruese të saj, me çka mbrohet nga invazioni i baktereve dhe kërpudhave. Që më së miri t’i përdorni vetitë shëruese të hudhërës, duhet që ta konsumoni shpesh dhe siç duhet.

  1. Para se ta konsumoni, detyrimisht shtypeni me qëllim që të nxisni reaksion enzimatik në të cilin formohet alicini.
  2. Çdo ditë duhet të kosumohen të paktën tre thelbinj hudhër.
  3. Më së miri është që të konsumohet e freskët.
  4. Nëse e gatuani atë me nxehtësi, bëjeni për shkurt kohë – jo më shumë se 10 minuta.

Shumë njerëz e shmangin hudhrën për shkak të erës së fortë që ka. E rëndësishme është që të dini se kjo është si rezultat i substancave që përmbajnë squfur dhe që i japin veti shëruese hudhrës. Problemin e erës së pakëndshme pas ngrënies së hudhrave, mund ta zgjidhni duke përtypur gjethe majdanozi, kokrra kafeje ose anisen.