E RREZIKSHME PËR SHËNDETIN: Si e gatuani orizin?

Mënyra se si e gatuani orizin tuaj të preferuar mund të ketë pasoja shëndetësore, që lidhen me sëmundjet e zemrës, diabetin dhe kancerin, si dhe problemet në zhvillimin e fëmijëve

Shkencëtarët thonë se, oriz i preferuar mund të bëhet problem serioz. Edhe nëse është i gatuar në një mënyrë “normale”, në tenxhere në të cilën zihet derisa uji të avullohet, hulumtimi tregon se ata që e konsumojnë i nënshtrohen gjurmëve të arsenikut helmues. Arseniku e ndot orizin si rezultat i toksinave industriale dhe pesticideve që përdoren gjatë kultivimit të tij.

Ekspozimi kronik i arsenikut lidhet me shumë probleme shëndetësore si: sëmundjet e zemrës, diabeti dhe kanceri, si dhe problemet në zhvillimin e fëmijëve, paralajmëron Andy Meharg, profesor i shkencave biologjike në Universitetin e Belfastit. Ai testoi mënyra të ndryshme të gatimit të orizit, për të gjetur se cili prej tyre është më i shëndetshmi.

Nëse e lini orizin të qëndrojë në ujë gjatë natës, përpara se ta gatuani do ta ulni nivelin e arsenikut për 80 përqind
Gatimi

Në fakt, nuk ka vend për panik, vetëm duhet të ndryshoni mënyrën e gatimit të orizit. Raporti i orizit me ujin duhet të jetë 1: 5, kështu që niveli i arsenikut zvogëlohet pothuajse sa gjysma. Gjithashtu, nëse e lini orizin të qëndrojë në ujë gjatës natës përpara se ta gatuani, do ta ulni nivelin e arsenikut për 80 përqind. Përpara se ta gatuani kujdesuni që ta lani oriz derisa uji të jetë Gjithashtu duhet që të kujdeseni Ju duhet të jeni të kujdesshëm para se të lani për të larë atë derisa uji të jetë i kthjellët.