Pothuajse 91% e konsumatorëve e hedhin ushqimin për shkak të datës së skadimit që shënon në paketim. Por jo gjithçka është ashtu siç duket. Askush nuk dëshiron që të helmohet nga ushqimi, por nuk dëshiron që pa qenë nevoja ta hedhë atë. Këtu janë disa shpjegime sa i përket kësaj çështje.
Ligji nuk e kërkon që çdo ushqimi t’i shënohet data e skadencës. Në të shumtën e rasteve, prodhuesit e bëjnë këtë me bindjen e tyre. Në përgjithësi, ushqimi që është i prirur të prishet, si mishi, shpendët, vezët dhe produktet e qumështit, kanë një afat të përdorimit. Mirëpo, këto data jo gjithmonë do të thonë se produkti do të prishet. Disa data thjesht u tregojnë tregtarëve, se kur janë produktet e tyre më të përshtatshme për t’u shitur në aspektin e freskisë, shijees dhe përbërjes.
Lloji i etiketave varion kështu:
- “Të shitet deri më” data tregon se sa gjatë mund të ruhet një produkt i caktuar në raftet e dyqanit. Por ushqimi është ende i shijshëm dhe i sigurt për t’u ngrënë, madje edhe disa ditë pas kësaj date, nëse ruhet siç duhet.
- “Më së miri është të përdoret deri më” kjo datë është e shënuar nga prodhuesit. Produkti do të jetë më i freskët dhe do të ketë shijen dhe përbërjen e mirë nëse konsumohet deri në datën e shënuar. Por kjo nuk vlen për sigurinë e ushqimit.
- “Të përdoret deri” data gjithashtu është e vendosur nga prodhuesi. Kjo është data e fundit në të cilën produkti ka cilësi të lartë. Pas kësaj date, shija, përbërja dhe cilësia mund të reduktohen, megjithëse ushqimi është ende i sigurt për t’u konsumuar.
- Data e “skadencës” është e vetmja datë e paketimit që ka të bëj me sigurinë ushqimore. Nëse kjo datë ka kaluar, hidheni ushqimin.
Akoma jeni të hutuar apo të shqetësuar? Shfrytëzoni rregullat e mëposhtme për ruajtjen e ushqimit në frigorifer.
- Qumështi zakonisht është i sigurt për t’u pirë dy ose tre ditë pas përfundimit të datës që është shënuar në paketim. Ruajeni në frigorifer në temperaturë më të ulët.
- Gjalpi pas blerjes mund të konsumohet për 2-3 javë.
- Margarina katër deri në gjashtë muaj pas blerjes.
- Vezët janë të sigurta për konsumim 3-5 javë pas blerjes. Ruani ato në pjesën e pasme të frigoriferit, ku temperaturat janë më të ulëta dhe jo te dera.
- Mishi i pulës dhe mishi i grirë zgjasin 1-2 pas blerjes.
- Pula e gatuar duhet të jetë e sigurt për konsumim për 3-4 ditë.
- Peshku qëndron 1-2 ditë në frigorifer pas blerjes.
- Mishi i thatë është i sigurt për konsumim 3-4 javë, pa mos i hapur. Përdorni brenda një periudhe prej 3-4 ditë pas hapjes.
- Pastat zgjasin 1-2 vjet pas blerjes.
- Frutat dhe perimet e konservuara janë me afat të pakufizuar. Por, kjo gjë nuk vlen nëse ato ekspozohen në temperatura më të larta se 32 gradë ose në temperatura të ngrirjes. Bëni kujdes edhe ndaj dëmtimit dhe ndryshkjes së paketimit.