
Hulumtimet kanë treguar se uji i gazuar dhe pijet e gazuara në përgjithësi e rrisin oreksin dhe në këtë mënyrë mund të shtoni në peshë.
Për të provuar këtë supozim, se pijet që përmbajnë dioksidit të karbonit e rrisin oreksin, shkencëtarët kanë kryer hulumtimin mbi kafshët, si dhe mbi 20 vullnetarë. Hulumtimet kanë treguar se këto pije nxisin rritjen e nivelet të ghrelin-it, hormoni i cili e rregullon oreksin.
Përkatësisht, tek kafshët dhe njerëzit që konsumuan ujë të gazuar në mëngjes, niveli i grehlin-it ishte gjashtë herë më i lartë, sesa tek vullnetarët e tjerë të cilët nuk pinin ujë të gazuar, gjë që rezultoi në rritje të peshës trupore.