ECJA ZGJAT JETËN PERSONAVE TË MOSHUAR

Për të moshuarit, përfitimet e ecjes për shëndetin kardiovaskular, ekuilibrin dhe vitalitetin e kockave dhe muskujve janë thelbësore. “Ecja ka përfitimet e veta, ndaj rekomandohet shpesh”.

Dihet se aktiviteti fizik zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Ushtrimet prej një kohe të gjatë njihen se sjellin shumë përfitime shëndetësore në shëndetin e zemrës. Ecja specifike është treguar se ndihmon në uljen e presionit të gjakut, përmirëson kolesterolin, forcon muskujt dhe kockat, përmirëson disponimin dhe ndihmon në parandalimin e periudhave të gjata të qëndrimit ulur, të cilat mund të jenë të dëmshme për shëndetin.

Numrin e hapave është më e lehtë për ta matur, por aktivitetet e tjera të dobishme si gjimnastika në ujë dhe noti gjithashtu ndihmojnë, veçanërisht për njerëzit me artrit. Pastaj ngritja e peshave të lehta ose ushtrimet me peshë trupore mund të ndihmojnë shumë në përmirësimin e forcës së muskujve dhe kockave tek të moshuarit.

 “Madje edhe aktivitetet artistike, si zanatet dhe pikturat, janë treguar të dobishme për të moshuarit, veçanërisht nëse ata kanë probleme me ekuilibrin. Rekomandohen edhe ushtrimet e karrige për personat të cilët ndoshta nuk janë në gjendje të qëndrojnë në këmbë apo të ecin”.

500 hapa shtesë në ditë zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare tek të moshuarit.

Për njerëzit e moshës 70 vjeç e lart, bërja e 500 hapave shtesë në ditë –përkon me ecjen e gjysmë kilometri – dhe e njëjta mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin e zemrës, tregon një studim i ri.

Këto studime thonë se vetëm 500 hapa shtesë nga numri i rëndomtë lidhet me një rrezik prej 14% më të ulët të sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru, apo dobësisë së zemrës tek njerëzit mbi 70 vjeç.

Hulumtimi në fund zbulon se rritja e hapave nga 2,000 në ditë në 4,500 mund të çojë në një rrezik më të ulët prej 77% për të përjetuar një atak kardiak.

Është e rëndësishme të mbajmë aktivitetin fizik ndërsa plakemi, megjithatë hapat e përditshëm duhet të jenë të realizueshme. Çdo ecje prej 500 metrash për njerëzit e moshuar, nënkupton zgjatje jete.

Burimi:

https://www.health.com/additional-500-steps-daily-loëer-cardiovascular-disease-risk-older-adults-7153418

https://www.health.com/heart-disease-symptoms-6931040

https://med.uth.edu/internalmedicine/2022/11/17/john-p-higgins-md-mba-hons-mphil-facc-facp-faha-facsm-fasnc-fsgc/

https://profiles.dom.pitt.edu/faculty_info.aspx/Forman6491

https://www.health.com/fitness/cardio-ëorkouts/walking-workouts