EDHE PAS DY VITEVE PASI KENI KALUAR COVID-19: Gjysma e pacientëve akoma po luftojnë me lodhjen, problemet me frymëmarrjen dhe gjumin jo të rehatshëm

Rezultatet treguan se shëndeti fizik dhe mendor i pacientëve u përmirësuan pavarësisht nga ashpërsia e sëmundjes, por 55 për qind e të anketuarve raportuan se ndjenin të paktën një simptomë pas COVID-19 edhe dy vjet pas infektimit, ndërsa 68 për qind thanë se ndjenin simptoma edhe gjashtë muaj më pas.

Edhe pse shumë janë shëruar nga COVID-19 dhe janë kthyer në jetën normale, hulumtimet e reja tregojnë se rreth gjysma e pacientëve që janë shtruar në spital pas dy vitesh përjetojnë të paktën një simptomë të sëmundjes.

Ndërsa gjendja e tyre fizike dhe mendore është përmirësuar me kalimin e kohës, pacientët me kovid të shtruar në spital kanë ende shëndet më të dobët dhe cilësi më të ulët të jetës se popullata e përgjithshme. Kjo është veçanërisht e vërtetë për pacientët që vuajnë nga COVID-19 afatgjatë, të cilët edhe pas dy vitesh ndjejnë të paktën një simptomë – lodhje, vështirësi me frymëmarrjen (gulçim) ose vështirësi me gjumin.

Studimi i Lancet përfshiu 1192 pacientë në Kinë të infektuar me SARS-SoV-2 gjatë fazës së parë të pandemisë nga 7 janari deri më 29 maj 2020. Ata u ndoqën fillimisht për gjashtë muaj, më pas një vit, dhe më pas dy vjet.

Rezultatet treguan se shëndeti fizik dhe mendor i pacientëve u përmirësua pavarësisht nga ashpërsia e sëmundjes, por 55 për qind e të anketuarve raportuan se ndjenin të paktën një simptomë pas COVID-19 edhe dy vjet pas infektimit, ndërsa 68 për qind thanë se ndjenin simptomat, gjashtë muaj të tjerë.

“Pavarësisht se sa rëndë i preku sëmundja, shumë pacientë përjetuan ndryshime afatgjata dhe pozitive shëndetësore dhe shumica u kthyen në punë brenda këtyre dy viteve. Por përqindja e atyre që përjetuan simptomat dhe pacientët me kovid në përgjithësi kanë shëndet më të dobët se popullata e përgjithshme”, thuhet në studim.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë se është e nevojshme të hulumtohet më tej patogjeneza e COVID-19 afatgjate dhe të zhvillohet një përgjigje adekuate.

Hulumtimet lidhur me shëndetin mendor të personave që vuajnë nga COVID-19 afatgjatë, tregojnë se 13 për qind e pacientëve të tillë kanë përjetuar prej kohësh simptoma ankthi dhe 11 për qind e tyre depresion.