Nëse mendoni se çfarëdo që hani në ditët e nxehta është e njejtë, atëherë gaboheni. Ekzistojnë lloje të caktuara të ushqimeve të cilat do të freskojnë trupin tuaj. Nutricionisti Daniel O’Shaughnessy, këshillon se cilat ushqime duhet të konsumohen dhe cila duhet të shmangen, për ta bërë më të lehtë mbijetesën e ditëve të verës.
Shalqiri, shafrani i Indisë dhe futja e ulët e karbohidrateve dhe proteinave, mund ta fitojnë nxehtësinë.
Edhe pse supa rekomandohet në dimër, një pjatë supë mund ta merrni edhe gjatë mbrëmjeve të verës, kur temperatura e ajrit fillon të bjerë, ndërsa me ndihmën e supës trupi juaj do të fillojë të freskohet.
“Supa do të shkaktojë djersitje, por ashtu siç djersa avullohet, ashtu energjia absorbohet në ajër dhe trupi juaj freskohet”, shpjegon nutricionisti.
Ai thotë se një zgjedhje shumë e mirë e freskimit janë edhe specat djegës, si rezultat i të cilave do të djersiteni më shumë, por në të njëjtën kohë do të freskoni trupin.
Shafran i Indisë është erëz e cila nuk duhet të shmanget gjatë stinës së verës, pasiqë e përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon që gjaku të rrjedhë më shpejt nëpër enët të cilat shkaktojnë ftohje të trupit.
Nëse nuk dini se si të freskoheni, në vazhdim ju sugjerojmë dhjetë mënyra se si ta bëni këtë përmes ushqimit:
- Hani spinaq;
- Në orët e mbrëmjes hani një pjatë supë;
- Hani ushqim me speca djegës.
- Hani shalqi;
- Shtoni futjen e shafranit të Indisë;
- Zvogëloni karbohidratet;
- Hani më pak mish;
- Hani qepë;
- Konsumoni ushqime dhe pije që përmbajnë nenexhik;
- Zgjidhni ushqime që përmbajnë qumësht kokosi.