Efekti anësor serioz i Covid-19 mund të çojë deri në invaliditet: çfarë është gishti covid dhe ku shfaqet më shpesh?

Shkencëtarët besojnë se mund të shpjegojnë pse disa njerëz me COVID-19 kanë zhvilluar një gjendje që të kujton ngrirjen e gishtave të mëdhenj, por edhe gishtat e tjerë.

Shkencëtarët besojnë se mund të shpjegojnë pse disa njerëz me COVID-19 kanë zhvilluar një gjendje që të kujton ngrirjen në gishtave të mëdhenj dhe gishtat e tjerë.

Gishti i madh COVID shfaqet si një efekt anësor kur organizmi fillon një sulm për të luftuar virusin.

Studiuesit thonë se kanë përcaktuar saktësisht se cilat pjesë të sistemit imunitar janë të përfshira. Gjetjet, të publikuara në British Journal of Dermatology, mund të ndihmojnë në trajtimin e këtyre simptomave.

NGA GISHTI KOVID DERI NË INVALIDITET?

Mund të shfaqet te njerëzit e çdo moshe, por është më e zakonshme tek fëmijët dhe adoleshentët.

Për disa kjo gjendje nuk shoqërohet me dhimbje, por për disa shoqërohet me skuqje, kruajtje, gishtat ënjten dhe shfaqen flluska.

Sophie, 13, e cila jeton në Skoci, mezi ishte në gjendje të ecte dhe të vishte këpucë kur u prek nga gishti kovid në fillim të këtij viti. Gjatë verës, ajo duhej të përdorte karrige me rrota për shëtitje më të gjata.

Kjo gjendje prek lëkurën, zakonisht gishtat e mëdhenjë të këmbëve, por ndonjëherë gishtat bëhen të kuq ose vjollcë.

Disa pacientë zhvillojnë gunga të dhimbshme ose lëkura e tyre bëhet shumë e ashpër. Mund të shfaqet edhe qelb.

Tek disa, gjendja e gishtit të madh zgjat me muaj, ndërsa tek disa me javë.

Këta individë shpesh nuk kanë simptomat klasike të COVID-19, të tilla si kollë e vazhdueshme, temperaturë ose humbje të nuhatjes dhe shijes.

Studimet e fundit, bazuar në analizat e gjakut dhe të lëkurës, tregojnë se kjo gjendje prek dy pjesë të sistemit imunitar. Të dyja pjesët përfshijnë mekanizma që trupi përdor për të luftuar koronavirusin.

Njëra është një proteinë antivirale e quajtur interferon tip 1, ndërsa tjetra është një lloj antitrupi që gabimisht sulmon qelizat dhe indet e veta, jo vetëm virusin invaziv.

Qelizat i mbështjellin enët e vogla të gjakut dhe i furnizojnë zonat e prekura, thonë ekspertët francezë.

Studiuesit studiuan 50 persona që mendohej se kishin gishtin Covid nga viti 2020 dhe 13 raste të tjera të cilët kishin gjendje të ngjajshme me gishtat e ngrirë që nuk ishin të lidhura me infeksionin Covid, sepse ato ndodhën përpara fillimit të pandemisë.

Ata shpresojnë se gjetjet e tyre do t’i ndihmojnë pacientët dhe mjekët të kuptojnë më mirë këtë gjendje.

Problemet e lëkurës të lidhura me COVID-19 mund të shfaqen dhe të jenë të pranishme për një kohë të gjatë pas një infeksioni akut dhe te njerëzit që nuk kanë simptoma të tjera, kështu që ndonjëherë nuk shoqërohet me virusin, thonë mjekët.