Ekzistojnë shumë lloje të dietave, ndër të cilat janë edhe ata që mbahen për arsye shëndetësore. Megjithatë, shumë të njohura janë ato lloj dietash që mundësojnë heqjen e shpejtë të kilogramëve të tepërt. Shumë njerëz, sidomos femrat, shpesh vendosin për dietat për shkak të bukurisë, duke përdorur kështu dieta rigoroze, të cilat nuk janë të përshtatshme me mënyrën e jetës dhe nevojat e organizmit.
Kur bëhet fjalë për dietat rigoroze të cilat ju mundësojnë që të heqni qafe kilogramët e tepërt për një periudhë të shkurtër kohore, shumë lehtë mund të vjen deri tek shfaqja e efekteve anësore, të cilat mund të jenë shkak i shumë sëmundjeve.
Megjithëse femrat e dobëta prej kohësh nuk janë aktuale në botë, tek ne akoma ekziston dëshira e zjarrtë për bel të hollë dhe më pak kilogram, gjë që çon në çrregullim serioz shëndetësor.
Pasojat negative
Ekzistojnë dieta të cilat i përshkruajnë profesionistët, por ato janë individuale për çdo person në aspektin e nevojave dhe mundësive të organizmit të tyre. Por, ekzistojnë edhe dieta të tilla që përdoren për ruajtjen ose kthimin e shëndetit, duke shmangur kështu artikuj të caktuar ushqimorë, ndërsa të tjerat mund të konsumohen në sasi të mëdha.
Megjithatë, ato dieta të cilat zbatohen vetëm me qëllimin për të humbur peshë dhe atë sa më shpejt që të jetë e mundur – zakonisht janë mjaftë të dëmshme, së pari sepse përfshijnë urinë, dhe jo vetëm shmangien e artikujve të caktuar ushqimorë. Në këtë mënyrë, mun të vjen deri te mungesa e proteinave në organizëm, kështu që trupi fillon të “hahet vetëm”. Pastaj vjen edhe në rënien e imunitetit, pasiqë organizmi nuk mund të luftojë, kështu që rreziku i sëmundjeve të ndryshme është i madh.
Ushqimi ndikon në masë të madhe në pasqyrën e gjakut, por ndikon edhe në proceset tona mendore, në humor… Prandaj, ata që duan të mbajnë dietë, por edhe të ruajnë shëndetin e tyre, duhet të kërkojnë ndihmën e profesionistëve ose të konsumojnë rregullisht ushqimet si: frutat e freskët, perimet, frutat e thatë dhe sasi të mëdha uji.