Kur bëhet fjalë për vlerën e vitaminës C, kryesisht theksohet se sa i rëndësishëm është për imunitet të fortë, ndihmon në luftën kundër rrudhave dhe akneve, si dhe kundër sëmundjeve kardiovaskulare, ndërkohë që disa hulumtime të tjera tregojnë se vitamina C mund të zvogëlojë rrezikun e disa llojeve të kancerit. Marrja e vitaminës C në sasi më të mëdha, gjithashtu e ruan aftësinë e të menduarit dhe kujtesën ashtu siç ne plakemi.
Vitamina C vepron si antioksidantë, mirëpo i qetëson inflamacionet dhe e zvogëlon rrezikun ndaj sëmundjeve kronike. Hulumtimet e bëra tek njerëzit dhe kafshët, kanë treguar se ky vitamin i relakson enët e gjakut dhe në këtë mënyrë ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut. Vitamina C, nëse merret në një sasi prej 500 mg në ditë, zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare dhe kështu ul nivelin e kolesterolit LDL dhe triglicerideve në gjak.
Gjithashtu, në një studim ku morën pjesë mbi 45,000 të anketuar në një periudhe 20 vjeçare, u demonstrua se njerëzit që marrin mjaftueshëm vitaminë C kanë rrezik më të ulët ndaj sëmundjes cerma. Domethënë, vitamina C e zvogëlon nivelin e acidit urik në gjak.
Interesant është fakti se vitamina C e përmirëson absorbimin e hekurit nga ushqimi, vetëm 100 mg vitamin C e rrit absorbimin e hekurit me 67 përqind.