EKSPERTËT ALARMOJNË: Shenja e pazakontë e hershme paralajmëruese e COVID-19 tek të moshuarit

Mjekët dhe kujdestarët duhet të jenë të kujdesshëm ndaj shenjave të konfuzionit ose sjelljes së pazakontë tek njerëzit e moshuar me shëndet të dobët, pasi kjo mund të jetë shenjë e paralajmërimit të hershëm të COVID-19, sugjeron studimi i ri nga Londra.

Edhe nëse nuk kanë kollë ose temperaturë të lartë, konfuzioni ekstrem dhe deliriumi janë më të zakonshme tek njerëzit mbi 65 vjeç me shëndet të dobët, krahasuar me moshatarët e tyre në gjendje më të mirë fizike. Megjithëse arsyet për këtë nuk janë ende të qarta, studimi kërkon ndërgjegjësim më të madh në spitale dhe shtëpi pleqsh.

Tre simptomat kryesore të infeksionit të ri me koronavirus janë kollë e re dhe e vazhdueshme, temperatura mbi 37.8 gradë dhe ndryshime në erë ose shije.

Rreth 85 për qind e njerëzve do të kenë të paktën një nga këto simptoma. Sidoqoftë, hulumtimet sugjerjnë që grupe të caktuara moshe mund të kenë simptoma të tjera, të tilla si diarre dhe të vjella tek fëmijët.

Studimi nga King’s College London analizoi të dhënat nga më shumë se 800 persona mbi moshën 65 vjeç të cilët rezultuan pozitivë për koronavirusin e ri. Studiuesit zbuluan se njerëzit e moshuar në spital të klasifikuar si të dobët ndoshta kishin delirium si një nga simptomat, krahasuar me njerëzit e së njëjtës moshë që nuk ishin në atë kategori. Mjekët e përdorin këtë term për të përshkruar njerëzit e moshuar që kanë vështirësi të rikuperohen nga sëmundjet e përditshme.