EKSPERTËT PARALAJMËROJNË ÇFARË NA PRET: A do të ketë një përhapje të pakontrolluar të koronavirusit?

A do të përfundojë gjithçka së shpejti? A do të jenë përsëri spitalet plot me pacientë të sëmurë rëndë dhe a do të jetë më keq se vitin e kaluar? Ja çfarë mendojnë ekspertët.

Varianti delta vazhdon të përhapet në të gjithë botën, duke shkaktuar sëmundje tek ata që janë vaksinuar, ndërsa i lartë është numri i rasteve të vdekjeve midis atyre që nuk janë vaksinuar.

A do të përfundojë gjithçka së shpejti? A do të jenë përsëri spitalet plot me pacientë të sëmurë rëndë dhe a do të jetë më keq se vitin e kaluar? Ja çfarë mendojnë ekspertët.

VARIANTI DELTA PËRHAPET MË SHPEJT DHE SPITALET MUND TË JENË PLOT 

Muajin e kaluar, Dr. Anthony Fauci, këshilltar i presidentit amerikan dhe kreu i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Infeksionet, tha se ata që nuk ishin vaksinuar ishin në rrezik të madh. Edhe nëse jeni të vaksinuar, ekziston rreziku, por simptomat mund të jenë më të lehta.

“Virusi me të cilin po luftojmë është i ndryshëm nga ai që luftuam disa muaj më parë dhe duhet të pajtohemi me këtë fakt,” tha Dr Fauci.

Ai shton se është një variant shumë më rezistent që është më i lehtë për t’u transmetuar, edhe tek njerëzit që janë vaksinuar, edhe pse ata janë të mbrojtur nga format më të rënda të sëmundjes ende mund të transmetojnë dhe infektohen me virusin.

Dr. Gregory Poland, drejtor i Qendrës Kërkimore të Klinikës Mayo, dhe ekipi i tij trajtuan pyetjen se si të rriturit dhe fëmijët reagojnë ndaj vaksinës. Ai beson se spitalet do të mbushen me pacientë të sëmurë dhe se varianti delta do të përhapet në mënyrë të pakontrollueshme derisa të vaksinohen më shumë njerëz.

SA VARIANTE TË VIRUSIT EKZISTOJNË DHE A VIJNË VARIANTE TË REJA?

Organizata Botërore e Shëndetit beson se aktualisht ka 17 lloje në qarkullim në të gjithë botën, ndërsa këtu bën pjesë edhe virusi i për të cilën ndoshta nuk keni dëgjuar: Mu. Poland dhe ekipi kanë filluar të mbledhin të dhëna për to, duke theksuar se nuk është e rëndësishme të përqendrohemi në variantet, por në nevojën për të vaksinuar të gjithë në mënyrë që t’i japim fund virusit. “Vaksinat aktuale mbrojnë kundër sëmundjeve të rënda, vdekjes dhe shtrimit në spital nga të gjitha variantet e njohura,” shtoi Poland.

SA ËSHTË I RREZIKSHËM VARIANTI DELTA?

Siç është përmendur tashmë, ky është një mutacion i virusit SARS-CoV-2 që përhapet shumë më shpejt dhe është më infektiv dhe aktualisht është dominues. Ekspertët besojnë se ky është një variant shqetësues pikërisht për faktin se është aq agresiv, ndërsa deri më tani është sigurisht lloji më infektiv i virusit. Gjithashtu kontribuon në përhapjen më të shpejtë dhe më të gjerë të virusit, veçanërisht tek njerëzit e pavaksinuar.

Kjo përfshin fëmijët. Mark Lipsitch, epidemiolog, beson se numri i njerëzve të infektuar mund të pritet të rritet tani që fëmijët janë kthyer në shkollë. “Është theksuar veçanërisht fakti që ky variant nuk kursen as fëmijët dhe për këtë arsye ka një rritje të numrit të të infektuarve në të gjitha grupmoshat,” shpjegon ai.