Varianti shumë infektues delta i koronavirusit po përhapet në të gjithë botën, dhe për shkak të tij, ka gjithnjë e më shumë mbyllje, të tilla si në Portugali. Këshilltari shkencor i Shtëpisë së Bardhë Anthony Fauci e përshkroi variantin delta si “kërcënimin më të madh të zhdukjes së COVID-19”.
Për herë të parë u identifikua në Indi, por tani është mbi 25 përqind të rasteve të kovid në Shtetet e Bashkuara dhe është në rrugën e duhur për t’u bërë variant dominues, sipas të dhënave nga Qendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.
JA ÇFARË DUHET TË DINI PËR VARIANTIN E RREZIKSHËM DELTA
- Pse varianti delta është shkak i tillë shqetësimi?
Sipas hulumtimit aktual, varianti delta, i regjistruar zyrtarisht si B.1.617.2, është varianti më ngjitës aktual i koronavirusit – sipas të dhënave nga Britania, është 40 deri 60 përqind më ngjitës sesa lloji alfa i identifikuar në këtë zonë.
- Cilat janë parashikimet për Evropën?
Varianti delta i koronavirusit është veçanërisht infektiv, duke zënë 90 përqind të rasteve të reja në Evropë deri në fund të gushtit, u tha javën e kaluar nga Qendra evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve.
OBSH për Evropën pret që ai variant të bëhet “dominues” në kontinentin e vjetër deri në muajin gusht.
- A kanë pacientët me variantin delta simptoma më të rënda?
Megjithëse nevojiten hulumtime më të hollësishme, ka indikacione se ky është rasti. Një studim i botuar në revistën Lancet, i cili monitorojë pacientët në Skoci, ku lloji ka marrë përparësi. Është raportuar se numri i të shtruarve në spital është dy herë më i lartë se ata me variantin alfa. Simptomat përfshijnë dhimbje koke, rrjedhje hundësh, ethe, dhimbje fyti dhe vështirësi në frymëmarrje.
- A mbron vaksina nga varianti delta?
Dy doza të vaksinës kundër COVID-19 duket se mbron kundër llojit shumë infektues delta të koronavirusit, thuhet nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). “Të dhënat që dalin dhe bazohen në prova konkrete, tregojnë se dy doza të vaksinës mbrojnë nga varianti delta”, theksoi Marco Cavaleri, menaxheri i strategjisë së vaksinimit të EMA.
Numri i njerëzve të infektuar me kovid është rritur përsëri në Evropë që nga java e kaluar, pas dhjetë rëniesh të njëpasnjëshme, informoi të enjten Zyra Evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), derisa vala e variantit më infektues të deltës po përhapet.
- Çfarë është varianti delta plus?
Nuk është e pazakontë që virusi të shndërrohet dhe të ndryshojë, dhe kjo është pikërisht ajo që shkencëtarët në Indi kanë vërejtur, duke e quajtur fenomenin e ri delta plus. Ky variant raportohet se është tashmë i pranishëm në 11 vende të botës, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, por kërkohen kërkime të mëtejshme për të përcaktuar nëse delta plus mbart rreziqe edhe më të mëdha.