Divorci është një periudhë shumë stresuese për prindërit dhe akoma më stresuese për fëmijën. Siç shpjegojnë psikologët, ekzistojnë disa gjëra që prindërit nuk duhet t’i bëjnë kurrë gjatë një divorci, sepse i bëjnë më shumë dëm sesa dobi fëmijës. Ja për cilat gabime bëhet fjalë.
Një nga gabimet më të shpeshta është ajo që fëmija duhet të zgjedhë anë. Edhe pse është e qartë se prindërit lëndohen ose zemërohen me njëri-tjetrin gjatë një divorci, gjëja më e keqe që mund të bëjnë është t’i kërkojnë fëmijës të zgjedhë njërën anë, qoftë nënën apo babain, shpjegojnë psikologët.
Gjithashtu, një nga gabimet e mëdha është debati para fëmijës. Psikologët pohojnë se fëmija thith çdo fjalë të folur dhe fyerje. Përveç kësaj, pasojat e grindjeve para fëmijës mund të jenë të ndryshme. Nga fakti se ata mund të kenë nota më të ulëta në shkollë, të tërhiqen në vetvete, të refuzojnë të shoqërohen me miqtë, deri në një rrezik të shtuar të depresionit dhe ankthit.
Gjatë kohës së divorcit, shumë prindër shpesh flasin keq për prindin tjetër ose për ish-partnerin. Psikologët paralajmërojnë se kjo është veçanërisht e dëmshme për fëmijën. Është e nevojshme t’i jepet hapësirë fëmijës që të nxjerrë përfundimet e tij nëse veprimet e prindërve ishin të këqija.
Nëse flasim keq para fëmijës për prindin i cili nuk është prezent, kjo do të shkaktojë konfuzion tek ai. Domethënë, ai mund të fillojë të ketë frikë t’i shprehë dashurinë prindit tjetër për të mos na lënduar, gjë që është shumë e keqe.