EKSPERTËT ZBULOJNË DALLIMET: Ja se si të zbuloni nëse keni koronavirus ose thjesht jeni ftohur apo keni grip

Të sëmurët me COVID-19 që kanë humbur sensin e tyre të shijes në të vërtetë nuk mund të tregojnë ndryshimin midis gjërave të ëmbla dhe të hidhura.

Humbja e ndjenjës së nuhatjes, e cila ndonjëherë godet njerëzit e infektuar me koronavirusin e ri, është unike dhe e ndryshme nga humbja e ndjenjës së nuhatjes pas ftohjes ose gripit, thonë shkencëtarët evropianë që kanë studiuar fenomenin.

  • Kur pacientët me COVID-19 humbasin ndjenjën e nuhatjes, dmth. kur zhvillojnë anosminë, është e papritur dhe e rëndë, dhe zakonisht nuk shoqërohet me hundë të zëna ose rrjedhje, pasi shumica e të infektuarve mund të marrin frymë normalisht përmes hundës.
  • Një tjetër gjë që dallon sëmundjen COVID-19 nga sëmundje të tjera të ngjashme është humbja e shijes.

Nuk bëhet fjalë për shqetësim të vogël të shijes që është pasojë e humbjes së këtij sensi, thonë shkencëtarët e punimt të botuar në revistën Rhinology. Të sëmurët me COVID-19 që kanë humbur sensin e tyre të shijes në të vërtetë nuk mund të tregojnë ndryshimin midis gjërave të ëmbla dhe të hidhura.

Ekspertët dyshojnë se kjo gjë ndodh sepse virusi prek qelizat nervore që janë të përfshira drejtpërdrejt në krijimin e ndjenjës së shijes dhe erës. Të gjithë me këto simptoma duhet të izolohen dhe të testohen për koronavirus, ndërsa anëtarët e familjes gjithashtu duhet të izolohen për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Drejtuesi i ekipit hulumtues, Prof. Carl Philpott nga Universiteti i East Anglia kreu teste të shijes dhe erës në 30 vullnetarë: 10 me COVID-19, 10 me ftohje dhe 10 njerëz të shëndetshëm pa asnjë simptomë. Humbja e sensit të nuhatjes ishte më e theksuar te pacientët me COVID-19 të cilët nuk mund të identifikonin aromat ose të përcaktojnë nëse diçka ishte e ëmbël apo e hidhur.

“Me të vërtet ka shumë indikatorë me ndimën e të cilëve mund të dallohet koronavirusi i ri nga viruset e tjera të frymëmarrjes. “Ky është një lajm emocionues sepse do të thotë se ndjenja e erës dhe shijes mund të përdoret për të përcaktuar nëse dikush ka COVID-19 ose ftohje të zakonshme ose grip”, thekson Prf. Philpott.

Ai thotë se njerëzit mund të bëjnë vetë provën, duke përdorur produkte si kafe, hudhër, portokall ose limon dhe sheqer. Sidoqoftë, profesori thekson që briset e hundës dhe të fytit janë akoma më të rëndësishmet për ata që dyshojnë se mund të kenë COVID-19. Ndjesitë e aromës dhe shijes kthehen disa javë pasi pacienti shërohet nga sëmundja.