Sipas rezultateve të një studimi të ri, ekspozimi ndaj tymit pasiv të cigares shoqërohet me refraksion më të lartë të miopisë dhe shanse më të mëdha për të zhvilluar miopi të moderuar dhe të lartë (miopi).
Në hulumtim morën pjesë 12 mijë e 630 fëmijë të moshës 6 deri në 8 vjeç. Duhet përmendur se lidhja ishte më e madhe me ekspozimin më të madh dhe moshën më të re të fëmijës.
Vlerësohet se këto rezultate vërtetojnë atë, se, kursimi ndaj ekspozimit pasiv të tymit të duhanit luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e miopisë tek fëmijët, posaçërisht tek familjet që kanë foshnje të vogla.
Miopia është çrregullimi më i zakonshëm i syve në botë. Ndryshe, miopia në fëmijëri paraqet një problem të madh në shëndetin publik, veçanërisht në Azinë Lindore.
Burimi: JAMA Network Open
Përktheu dhe përshtati:S.N