Ekspozimi i shumëfishtë ndaj anestezisë para moshës tre vjeçare, mund të ketë efekt neuropsikologjik tek fëmijët, por nuk ndikon në inteligjencën e fëmijëve, tregoi studim i ri i cili përfshiu 997 fëmijë.
Ajo çka është e rëndësishme është se, testet treguan se koeficienti i intelegjencës nuk ndryshon pavarësisht ekspozimit ndaj anestezisë.
Megjithatë, shpejtësia e përpunimit të të dhënave dhe aftësive motorike u zvogëluan tek fëmijët të cilët kanë qenë shpesh të ekspozuar ndaj anestezisë. Fëmijët të cilët vetëm një herë ishin ekspozuar ndaj anestezisë deri në moshën tre vjeçare nuk u identifikuan me deficitin e lartpërmendur.
Gjithashtu, prindërit e fëmijëve të cilët ishin disa herë të ekspozuar ndaj anestezisë, kanë përjetuar vështirësi me fëmijët e tyre në funksionet ekzekutive, sjelljen dhe leximin, thotë “Anesthesiology”.