Vështirë se mund të hiqet dorë nga ushqimet e shpejta të cilat shpesh na gënjejnë me pamjen, erën dhe shijen. Ushqimi i shpejtë përveç se na bën të shtojmë peshë, ka edhe një tjetër të metë të madhe: trans-yndyrat janë fajtori kryesor i kolesterolit, zemrës dhe depresionit. Shkencëtarët kanë vërtetuar se ushqimet jo të shëndetshme mund të sigurojnë kënaqësi momentale dhe ngushëllim, por në afat të gjatë mbesin vetëm pasojat e këqija. Prandaj ekzistojnë artikuj ushqimore që përmbajnë substanca të cilat është provuar se kthejnë buzëqeshjen në fytyrë dhe i bëjnë të lumtur njerëzit.
Vezët, bananet, specat
Frutat e thatë, mishi i pulës dhe vezët kontribuojnë në futjen e triptofanit, i cili shndërrohet në serotonin, hormon të cilit mund t’i jemi mirënjohës për humor të mirë. Plotësisht të njëjtën gjë për kthimin e triptofanit në serotonin e kryen edhe vitamina B6, por përveç kësaj ndihmon edhe në funksionimin më të mire të trurit dhe sistemit nervor. Gjendet në banane, speca, lakër dhe brokoli. Kontributi i rregullt i vitaminave dhe mineraleve esenciale gjithashtu kontribuon në buzëqeshjen vesh më vesh. Një nga to është magnezi, i cili gjendet në bajame, farat e lulediellit dhe spinaqin. Magnezi është aleat i mrekullueshëm ndaj problemeve të gjumit, i cili është i dobishëm edhe për njerëzit që luftojnë me depresion. Ndërsa acidet yndyror omega 3 zakonisht shoqërohen me luftën kundër depresionit.
Zëvendësues për sheqerin
Një mollë në ditë me të vërtetë e mban larg mjekun, sepse përmban 4 gram fibra, 159 gr kalium, 8 mg vitaminë C dhe vetëm 81 kalori.
Drithërat integrale
Tre të katërtat e një gote me drithëra përmban rreth 800 mikrogram folate, vitamina të grupit B që u mungon shumicës së njerëzve që vuajnë nga depresioni.
Shtimi i shpejtë i peshës
Depresioni dhe obeziteti janë të lidhura. Njerëzit që vuajnë nga ankthi shpesh veten e ngushëllojnë me ushqime të shpejta ose sheqerna, gjë që e përkeqëson edhe më tej gjendjen shpirtërore, pasiqë ngushëllimi është momental. Disa gota alkool mund t’ju përmirësojnë gjendjen shpirtërore, por në një afat të gjatë lëjnë, letargji, lodhje, madje edhe ngathtësi dhe dhimbje koke nga të pirët.
Vajrat
Vaji i peshkut ndikon pozitivisht në tru, kështu që acide yndyrore omega-3 rekomandohen gjatë depresionit. Acidet e mira mund ti merrni nga skumbri, sardelet dhe salmoni.
Ushqim funksional
Brokoli është i pasur me acid folik i cili e rrit nivelin e serotoninës në tru. Gjithashtu mund të gjendet edhe tek thjerrëzat, bizelet dhe shpargu.