Elbi i syrit – Si dhe pse paraqitet?

Inflamacioni i gjëndrave dhjamore të kapakut së sipërme ose të poshtëm të syrit quhet elb.

Elbi shfaqet si pasojë e akumulimit lokal të sekrecionit të mukusit yndyror në kanalet e gjëndrave në skajet e kapakëve të syve, të cilat krijohet dhe sekretohet vazhdimisht në mënyrë natyrale,  kështu që personi ndjen praninë e një trupi të huaj dhe në mënyrë të pavetëdijshme e fërkon me gishta atë pjesë të kapakut. Shkaktarë më i zakonshëm është bakteri Staphylococcus. Kjo baktere zakonisht gjendet në skajet e kapakut të syrit, por me rënien e imunitetit mund të çojë në infeksion. Gjithashtu, elbi më së shpeshti shfaqet tek personat që kanë blefarit kronik ose inflamacion në skajet e kapakut të syrit.

Elbi shfaqet edhe tek femrat të cilat për një kohë të gjatë në një farë mënyre grimohen, duke përdorur një lloj të caktuar kozmetike. Gjegjësisht, në këtë mënyrë mbyllen kanalet e gjëndrave në kapakët e syve dhe duke inkurajuar akumulimin e sekrecionit.

SIMPTOMAT

Shenja e parë e shfaqjes së elbit është skuqja, ndjeshmëria, ënjtje në vendin ku do të formohet. Pastaj vjen deri te formimi i një topthi i cili dhemb, është i kuq dhe mbi të duket një nyje e bardhë. Ënjtja nganjëherë shfaqet vetëm në zonën e elbit, por shpeshherë ënjtja shfaqet edhe në të gjithë kapakun e syrit.

  • Ënjtje;
  • Skuqje;
  • Dhimbje;
  • Lotimi i syrit;
  • Ndjenja e një trupi të huaj.

Elbi zakonisht kalon vet, pasi përmbajtja e gjëndrës së inflamuar të kaloj. Sëmundja zgjat disa ditë. Përveç terapisë së mundshme lokale antibiotike, për të përshpejtuar largimin e përmbajtjes në vendin ku gjendet elbi, duhet të vendosen fasha të ngrohta të thata disa herë në ditë në një kohëzgjatje prej pesë deri në 10 minuta.