Endometrioza e padiagnostikuar mund të dëmtojë fertilitetin

Duhet përmendur se rezultatet ishin konsistente pavarësisht nga lloji i endometriozës tek femrat: ovarian, peritoneal, endometrioza e thellë apo ndonjë lloj tjetër.

Sipas një studimi të ri, gratë me endometriozë të padiagnostikuar kishin shumë më pak fëmijë sesa bashkëmoshataret e tyre.

Vlerësohet se mjekët që shohin gratë që vuajnë nga cikle menstruale të dhimbshme dhe dhimbje kronike të legenit duhet të jenë të vetëdijshëm për mundësinë e endometriozës dhe ta trajtojnë atë në mënyrë efektive.

Mjekët duhet të diskutojnë me këto gra efektet e mundshme në fertilitetin e tyre, përveç efekteve të moshës së tyre, ndërkohë që, dëmtimi i fertilitetit duhet të minimizohet duke ofruar trajtim përkatës të endometriozës pa e vonuar atë.

Duhet përmendur se rezultatet ishin konsistente pavarësisht nga lloji i endometriozës tek femrat: ovarian, peritoneal, endometrioza e thellë apo ndonjë lloj tjetër.

Endometrioza është një gjendje inflamatore kronike e dhimbshme, në të cilën indet të cilat normalisht ndodhen brenda në mitër rriten jashtë saj. Simptomat mund të përfshijnë perioda të dhimbshme, dhimbje të legenit, marrëdhënie seksuale të dhimbshme dhe vështirësi për të mbetur shtatzënë. Shpesh duhen deri në shtatë vjet për të marrë një diagnozë të saktë.

Burimi: Human Reproduction

Përktheu dhe përshtati:S.N