Hormoni i lumturisë – Simptomat kryesore që tregojnë mungesën e endofrinës në organizëm!

Përqendrimet e larta të endorfinës në tru prodhojnë ndjenjën e euforisë, rrisin ndjenjën e kënaqësisë dhe zvogëlojnë dhimbjen, si fizike, ashtu edhe atë psiqike.

Endorfina ose hormoni i lumturisë janë në fakt substanca specifike të cilat i sekreton epifiza për të rritur pragun e dhimbjes, për të prodhuar qetësi dhe ndjenjën e disponimit të rritur (euforia).

Endorfina është neurotransmetues shumë specifik që trupit i mundëson të kapërcejë veten. Për shembull është vërejtur, se ato lirohen në aktivitete të mëdha sportive, duke ofruar rezultate më të mira në ngritjen e pragut të dhimbjes (me uljen e shqetësimeve). Deri në sekretimin e endorfinës mund të vjen edhe në rast të lëndimit (aksidentit), stresit, dhimbjes, sëmundjes sepse këto substanca mundësojnë që gjendjet jo të këndshme të tejkalohen më mirë.

Për shkak të ndjesisë së këndshme të shkaktuar nga disa endorfina, ato quhen edhe “drogë natyrale”, ndonëse kjo shprehje nuk është e përshtatshme, sepse ato nuk kanë absolutisht efekte të dëmshme mbi trupin tonë, dhe nuk shkaktojnë varësi. Endorfina është ilaç plotësisht natyral kundër trishtimit, depresionit, ankthit dhe dhimbjes.

Aktivitetet sportive intensive mund të stimulojnë prodhimin e endorfinës

Kur ka mjaftueshëm endorfinë

Përqendrimet e larta të endorfinës në tru prodhojnë një ndjenjë euforie, e rrisin ndjenjën e kënaqësisë dhe zvogëlojnë dhimbjet – fizike dhe psikike.

Kur nuk ka mjaftueshëm endorfinë

  • Kur nuk ka mjaftueshëm endorfinë në trup, paraqitet ndjenja e frikës (paniku);
  • Njeriu më fuqishëm ndjen dhimbje;
  • Shpesh shfaqet oreksi dhe dëshira e fortë për ushqime me yndyrë ose të ëmbla, të tilla si patatet e skuqura, djathrat, salcat e ndryshme, gjalpi dhe çokollatat.


Si mund të inkurajohet prodhimi i endorfinës?

Në bazë të studimeve të deritanishme është vërtetuar se substanca dhe procedura të caktuara stimulojnë prodhimin e endorfinës në tru. Disa prej tyre janë ushqime të caktuara, veçanërisht specat djegës dhe çokollata, aktivitetet sportive intensive, masazhi, akupunktura dhe akupresura, meditimi.

Nuk është keqe që t’i dini edhe gjërat e mëposhtme -për shkak se organizmi lidhet me ushqime të caktuara (shembulli më tipik është çokollata) me sekretimin e endorfinës, atëherë në periudhën e stresit ose dhimbjes/sikletit fizik ose psiqik, për shembull mund të lindë dëshira e fortë për çokollata, e cila në fakt është nevoja për të rritur sekretimin e endofrinës.